Vota e Diasporës/ Nis keq, një emigrant, dy fletë votimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi për votën e emigrantëve për zgjedhjet Parlamentare po has anomalitë e para. PD paralajmëron rrezikun e votimit të dyfishtë për Qarkun e Beratit dhe të Dibrës. “Janë të paktën 14 raste të identifikuara, por mund të jenë edhe më shumë. Rrezikojmë të kemi më shumë vota se votues,” thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, emigrantët po përfshihen zyrtarisht në votimet për pushtetin qëndror. Por procesi që pritej të ishte një hap përpara në drejtim të përfshirjes të diasporës, ka nisur me probleme serioze. Rastet e para të raportuara tregojnë se emigrantë shqiptarë kanë marrë dy fletë votimi, një situatë që hedh hije të rënda mbi këtë proces. Janë qytetarët e Beratit dhe Dibrës ata që do të votojnë të parët nga jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit që prej ditës së hënë, duke përfshirë më pas edhe qarqet e tjera si Durrësi. Për qytetarët që ndodhen në Europë, zarfi me fletën e votimit pritet të mbërrijë brenda 48 orëve. Megjithatë, alarmi i parë ka ardhur nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Franci Nuri dhe Marash Logu i kanë kërkuar zyrtarisht kryekomisionerit Ilirjan Celibashi të ndërhyjë menjëherë, pasi, sipas tyre, janë konstatuar raste kur një emigrant ka marrë dy fletë votimi, për shkak të printimit të dyfishtë të adresës në sistem. “Janë të paktën 14 raste të identifikuara, por mund të jenë edhe më shumë. Rrezikojmë të kemi më shumë vota se votues,” thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së. PD kërkon verifikim të menjëhershëm të të gjithë listës së dërgesave për të shmangur manipulimet dhe votimet e dyfishta. KQZ, nga ana e saj, ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për këto pretendime, ndërsa procesi i shpërndarjes së fletëve pritet të zgjasë deri më 20 prill, përtej afatit të parashikuar fillestar të 17 prillit. Në rastet kur postieri nuk gjen votuesin në banesë, do të bëhen dy tentativa të tjera për dorëzim. Në fund, një njoftim i lënë në derë do të tregojë se fleta mund të tërhiqet pranë zyrës postare deri më 5 maj, përndryshe, ajo do të kthehet në Shqipëri. Opozita ka paralajmëruar se, nëse nuk merren masa parandaluese, do të ketë jo vetëm një sfidë teknike, por edhe një krizë politike mbi legjitimitetin e votës nga jashtë. Me afro 25 mijë votues të regjistruar për Dibrën dhe Beratin, çdo devijim nga rregullat mund të ndikojë ndjeshëm rezultatin. Mbetet për t’u parë nëse KQZ do të sqarojë zyrtarisht këtë situatë dhe do të garantojë që për çdo votues të ketë vetëm një fletë votimi, jo më shumë, jo më pak.

Të fundit

“Gratë dhe vajzat do hakmerren me Ramën”, Berisha: Kam bindje në fibrën morale të nënave!

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha foli edhe për takimet e...

Del në ankand kostumi që “Tommy Shelby” veshi te Peaky Blinders

Një nga kostumet e veshur nga Cillian Murphy si “Tommy Shelby” në sezonin e fundit të serialit ” Peaky Blinders ” do të dalë...

Kurbin, 52 vjeçarit i vendosin tritol në lokal, forcat xheniere në vendngjarje

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse...

Shteti aziatik heq vizat për qytetarët e Kosovës

Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten. Qytetarët e Kosovës...

Ndodh në Vlorë, shoferi i jep ambulancës i dehur, merr përpara 3 makina të parkuara

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi ka shkaktuar një aksident...

Lajme të tjera

Web TV