2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin nivelin më të lartë që nga 2013-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesha e ndërtimit në ekonomine e vendit po rritet vit pas viti duke e bërë atë gjithnjë e më shumë dominues në ekonomi, teksa kontributi i sektorëve prodhues si bujqësia dhe industria është në rënie.

Në vitin 2024 sektori i ndërtimit zuri 12.5 % të PBB-së, niveli më i lartë që nga viti 2013. Në anën tjetër bujqësia sektori historikisht me peshën më të madhe në ekonomi zuri 15.5% të PBB-së në vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2009-ta.

Gjithashtu kontributi i industrisë u ul në 9,9% të PBB-së më 2024 niveli më i ulët që nga 2009-ta. Siç shihet gjatë dekadës së fundit ekonomia e vendit po ikën nga sektorët prodhues duke u riorientuar drejt ndërtimit dhe tregtisë.

Rënia për tre vite rresht e sektorit të bujqësisë po redukton peshën e saj në ekonomi dhe nga ana tjetër vala e objekteve të reja në Tiranë dhe bregdet do të rrisë më tej kontributin e ndërtimit në ekonomi vitet në vijim.

Zhvillimet e tre dekadave të fundit kanë treguar se pesha e bujqësisë në ekonomi thuajse është përgjysmuar nga 33 për qind në vitin 1995 nga pak më shumë se 15% në vitin 2024.

Kontributi i ndërtimit në ekonominë e vendit ka qenë me luhatje në dekadat e fundit. Në vitet 20032009 ndërtimi ishte dega kryesore e ekonomisë. Në këtë periudhe pati një lulëzim të sektorit bankar me hapjen e bankave private, të cilat kredituan masivisht blerjen dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme. Sektori bankar u ekspozua shumë ndaj ndërtimit duke humbur një pjesë të kredive që ende edhe sot nuk janë pastruar nga llogaritë.

Vitet e fundit sektori i ndërtimit po rriten peshën në ekonomi, teksa bankat po ripërfshihen në kredi dhënie, pas një pauze disa vjeçare.

Lexo edhe :  A ndikuan zgjedhjet? Çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

Gjithashtu Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku bujqësia ka peshën më të madhe në ekonomi dhe pavarësisht këtij fakti vendi është importues neto i prodhimeve bujqësore. Ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e sektorëve me vlerë të lartë dhe ato të bazuar në inovacion.

Bota është duke përjetuar aktualisht revolucionin teknologjik dhe shtetet janë vënë në garë për të nxitur sipërmarrjen drejt novacionit, ndërsa Shqipëria po riorienton ekonominë drejt aseteve fikse në pasuri të paluajtshme, pa vlerë të shtuar në ekonomi.

Burimi: INSTAT; 2024, përllogaritje të Monitor/ B.Hoxha

Të fundit

A është e dëmshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëz nuk e imagjinojnë dot mëngjesin pa një filxhan kafe. Por një pyetje që vazhdon të qarkullojë është:...

Hamas gati të lirojë të gjithë pengjet nëse kjo do i jepte fund luftës në Gaza

Një udhëheqës i lartë politik i Hamasit ka deklaruar se grupi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet menjëherë, nëse një veprim i...

Donald Trump bëhet gjysh për herë të 11-të, Tiffany sjell në jetë fëmijën e parë

Presidenti amerikan Donald Trump është bërë gjysh për herë të 11-të, pasi vajza e tij Tiffany Trump ka sjellë në jetë një djalë. Ky...

Vizita e Starmer në Tiranë, “Sky News”: Pse Shqipëria tha “JO” për kampet e refugjatëve

Keir Starmer e përdori vizitën e tij të parë në Shqipëri për të shpallur se Mbretëria e Bashkuar është e interesuar të krijojë “qendra...

Policia i refuzoi lejen për protestën, PD zhvendos tubimin!

Tirana do të jetë sot kryeqendra e Evropës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, që sjell në kryeqytetin shqiptar 53 liderë evropianë,...

Lajme të tjera

Web TV