A duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Duhet besuar sepse në vitin 2011 u paraqit madhërisht plani për 7 linja tramvajesh në Tiranë. Sot? Sot të gjithë po i shijojnë. Po të mos kishim tramet sot çdo banor i kryeqytetit do të harxhonte 2-3 orë në trafik.

A duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë?

Duhet besuar, patjetër!

Duhet besuar sepse në vitin 2011 u paraqit madhërisht plani për 7 linja tramvajesh në Tiranë. Sot? Sot të gjithë po i shijojnë. Po të mos kishim tramet sot çdo banor i kryeqytetit do të harxhonte 2-3 orë në trafik.

Duhet besuar sepse hekurudha Tiranë–Durrës, me degëzim për në Rinas, ka mbaruar me sukses…! Është aq moderne dhe ekologjike sa nuk dëgjon zhurmën e trenit dhe, madje, as nuk e sheh dot.

Duhet besuar sepse stacioni i ri i trenit në Tiranë është ndërtuar! Po, është supermodern, i tejdukshëm, por vetëm për ata që janë të zgjuar.

Duhet besuar sepse ura Velipojë–Ulqin, me gjithë dimensionin e saj modest prej 300 metrash, u realizua me sukses absolut… në 3D! Madje më shpejt u ndërtua në konferencat për shtyp sesa në terren. Është ura që bashkon dy brigje të imagjinatës, me një karikaturë të realitetit.

Duhet besuar se hekurudha Tiranë–Prishtinë do bëhet, sepse ne jemi vendi ku projektet ecin më shpejt se trenat, pikërisht sepse nuk ka tren.

Duhet besuar sepse:

Stadiumi i Kukësit u premtua si “Camp Nou i Veriut”, por doli si fusha e lagjes pas një shiu të lehtë.

Porti i Durrësit do të bëhet më i madhi në Mesdhe… por deri tani ka lundruar vetëm në makete, në intervista dhe në tendera. Njerezit kanë paguar që tani për apartamente, prandaj po ecën aq shpejt.

Lexo edhe :  Berisha kërkon të gënjejë përkrahësit e tij se Donald Trump është me Saliun

Teatri i ri Kombëtar do të ngrihej si simbol i kulturës së re por, për momentin, është simbol i asgjësë me kulla që rriten rreth e përqark.

“Air Albania Campus” për studentët – një ëndërr që nuk shuhet kurrë edhe pse kompania sikur paska fjalimentuar.

Zgjerimi i bulevardit të Tiranës deri te liqeni i Paskuqanit – në realitet është zgjeruar vetëm durimi i banorëve që presin.

Akademia e çobenëve ka mbaruar dhe nuk ka dele që nuk e beson.

Prandaj, duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë.

Duhet besuar, patjetër! Se ne jemi populli që nuk ecën me tren, por me kismet. Dhe kismeti nuk ka nevojë për shina./   S,M

Të fundit

Të mirat nuk po ndalen për Gjestin/ Fituesi i BBVA arrin një tjetër sukses (Foto)

Një javë historike për këngëtarin Gjesti. Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4,...

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e...

Cila është gjëja që nuk i lejohet kurrsesi djalit të Donald Trump në shkollë?

Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të...

Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk siguron votat e nevojshme

Ditën e sotme është zhvilluar votimi për drejtuesin e RTSH-së. Nga ky votim asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë kuotën e nevojshme prej...

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit

Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin. Vendimi është bërë...

Lajme të tjera

Web TV