Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj.
Ndërkohë sot pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt.
Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”./E.T