FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka “kyçur” 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë.

Grupi i organizuar i Kombëtares është në “luftë” të hapur me Federatën Shqiptare të Futbollit. TKZ doli kundër FSHF-së për bashkorganizimin e Evropianit U-21 me Serbinë dhe Federata u “hakmorr” duke u hequr biletat për zonën e tyre ultras të rezervuar në stadium.

Situata e nderë mes palëve u vu re edhe më 24 mars, kur TKZ “shpërtheu” në kor kundër Armand Dukës, duke lënë edhe stadiumin për minuta të tëra në sfidën e fituar me Andorrën. Kanë qenë pikërisht “parullat” e TKZ ato që kanë shqetësuar FIFA-n duke bllokuar një pjesë të stadiumit.

Për këtë situatë TKZ thotë se dënimi është falë FSHF-së dhe “inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit”. TKZ thotë në vijim se FSHF “vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë”, shkruan grupimi i tifozëve mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

Turp! Ky është reagimi i vetëm i denjë për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!

Në vend që të garantojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, në prag të ndeshjeve vendimtare të Kombëtares, FSHF zgjedh t’i përjashtojë ata. Më keq akoma, vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë.

Vendimi i FIFA-s për të dënuar FSHF-në është vetëm pasqyra e një sëmundjeje më të thellë – inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit. Një institucion që nuk arrin të organizojë siç duhet një ndeshje futbolli, ka kurajon të ëndërrojë organizimin e një Kampionati Europian!

Lexo edhe :  Fishekzjarre para hotelit, tifozët e Dortmund “zgjojnë” lojtarët e Barcelonës

Manipulimi i vazhdueshëm me ndjenjat e tifozëve – herë me zhvendosje të ndeshjeve në Elbasan, herë me kërcënime për mbyllje sektorësh – ka pasur një qëllim të vetëm: t’i largojë ata që e ndjekin Kombëtaren kudo. Këtë herë, goditja është edhe më e ulët: penalizohen pikërisht ata tifozë të organizuar që janë treguar shembull sjelljeje dhe përkushtimi në stadiume.

Aftësia e vetme e kësaj federate të dështuar është rritja e çmimeve të biletave. Kjo është “strategjia” e tyre: të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet.

Në vend që të marrin përgjegjësinë, ata zgjedhin rrugën më të lehtë: të “vrasin” futbollin shqiptar, duke ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë pasionin për Kombëtaren.

Ky nuk është thjesht një dënim – është një pasqyrë e qartë e dështimit total të FSHF-së për të mbrojtur futbollin, tifozët dhe imazhin e Shqipërisë.

Është koha që zëri i tifozëve të dëgjohet.
Është koha që përgjegjësit të japin llogari!/E.T

Të fundit

LAJM I MIRË! Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, detajet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin...

Topalli godet fort: Vota po blihet nga jashtë, kush fshihet pas skemës

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka denoncuar se familjarët e emigrantëve në Shqipëri po presionohen me vendin e punës. Ish-kryeparlamentarja theksoi se...

Atentati në Tiranë/ Dy fëmijë të mitur në gjendje të rëndë, ja si raportohet gjendja

Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari...

‘Evropa’ vjen në Lezhë, Rama publikon pamjet e spitalit të ri modern

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standarteve...

SONDAZHI / 64% e shqiptarëve nuk kanë besim tek opozita e Sali Berishës

Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e...

Lajme të tjera

Web TV