Kandidatja e Berishës, dalë nga Big Brother, i përgjigjet Ramës/ O zemra, ne jemi artista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama.

Kjo pergjigje vjen pas deklaratave te kryeministrit Rama i cili nje dite me pare tha se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.

Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.

“Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother. Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?

Në Big Brother ne jemi futuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta në universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.

Pritëm të na e bëje ti Shqipërinë por ti nuk ke kohë zemra. Ti do bësh ahengje, do flasësh në rrjete sociale se s’ke punë. Kafen e mëngjesit me kë ta pish? Shokë nuk ke, servilat s’do që t’i shohësh që në mëngjes.

Lëri artistët të bëjnë atë që dinë, të bëjnë atë që munden me shpirt dhe me zemër. Mos u merr me Big Brother, as me listat e PD dhe as me listat e të tjerëve. Se listën tënde e qave, si artist që je, nuk ke futur asnjë artist se atë fushë e mbulon ti.

Lexo edhe :  Murati refuzon miliardat e “Meta”/ Zuckerberg i ofroi bashkëpunimin

Je i ngarkuar këtë periudhë se ke shumë ahengje për të bërë. Të fala gastorëve. Mos harro ë! Paçim”, shprehet aktorja Ilirjani./E.T

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV