Aktivistja konservatore, Evi Kokalari zbulon se njerëzit e angazhuar pranë liderit demokrat Sali Berisha, po tentojnë të heqin “non-gratën” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, me paratë e korrupsionit po paguhen këshilltarë me njohje që të lobojnë pro Berishës.
“Qe zgjedhjet i fiton Rama ketu s’ka dyshim, por beteja ime eshte qe mos t’i heqin non-graten Berishes. Fatkeqesisht, keta me parane e korrupsionit po paguajne keshilltare qe kane njohje dhe pse duket se po lobojne pa u rregjistruar me FARA. Lufta eshte veshtiresuar por nuk eshte e pamundur per t’u fituar”, shkruan Evi Kokalari.
FARA, që përmend aktivistja konservatore që dikur ishte shumë e afërt me Sali Berishën dhe kampin opozitar, është Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, një ligj i Shteteve të Bashkuara që imponon detyrime për zbulimin publik ndaj personave që përfaqësojnë interesa të huaja.
Ai kërkon që “agjentët e huaj” – të përcaktuar si individë ose subjekte të angazhuar në lobim ose advokim vendas për qeveritë, organizatat ose personat e huaj – të regjistrohen në Departamentin e Drejtësisë dhe të zbulojnë marrëdhëniet e tyre, aktivitetet dhe kompensimin financiar përkatës.
Evi Kokalari i referohet dhe prezencës së ish-lobistit, konsulentit politik dhe avokatit amerikan Paul Manafort, në mitingun hapës të fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë. Manafort u dënua me burg për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe komplot për të penguar drejtësinë për përpjekje për të shantazhuar dëshmitarët.
Një konsulent i gjatë i fushatës së Partisë Republikane, ai kryesoi fushatën presidenciale të Trump nga qershori deri në gusht 2016. Manafort pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë në shtator 2018, duke pranuar pastrimin e parave, mashtrimin e taksave dhe lobimin e huaj të paligjshëm.
“Skandali i hapjes se fushates se Berishes, eshte pikerisht Paul Manafort, qe e vune ne krye duke menduar se po s’ja permenden emrin, do t’ju shpetonte opinionit publik, nderkohe ne kulmin e hipokrizise, flasin per McGonigal ‘amerikanin e Rames’ kur ish-kriminelin e kane te ulur ngjitur me Berishen.
Paul Manafort u gjykua ne nje kohe qe Trump ishte President, dhe Trump nuk e ndihmoi dot, sepse kur vjen puna tek drejtesia, asnje nuk ben dot gje. Me keta te dy, qe Trump nuk i morri ne Shtepine e Bardhe, Berisha mundohet te genjej opinionin shqiptar se ka mbeshtetjen e Donald Trump”, shkruan Evi Kokalari./ S,M