LaCivita mbyll kapitullin: Nga strateg në spektator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryemagjistari nuk bën më magji. Berisha nxori arkitektin e fushatës së tij, LaCivitën një bashkëbisedim me të rinj demokratë. Por entuziazmit dhe pritshmërisë së tyre të lartë, për të dëgjuar, se çfarë mund të bëjë ai tek Trump që PD të fitojë, LaCivita i hodhi një kovë me ujë të freskët.

“Që ta dini të gjithë, unë nuk jam vërtet sherif. Më pëlqen thjesht të bëj pak humor. Tani strategjinë nuk ua tregojmë. Pra, edhe një herë, unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Ndërsa e konsideroi 81-vjeçarin Berisha, të ardhmen, dhe Ramën 20 vjet me te ri, si të shkuarën, LaCivita i u duk sikur u tha te rinjve diçka, qe vlente me shume për personin qe kishte ne krah.

“E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti”.

Pasi dëgjoi këto fjalë, Berisha, i cili nisi tu flasë anglisht të rinjve demokratë, e pranoi se e ardhmja nuk mund të ketë fytyrën e tij.

“Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj. Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj. Ndaj dhe unë, nuk po flas gjatë.”

Berisha e dëgjoi kështu LaCivitën, por Belind Këllicit, një politikani që nuk u rrit kurrë, këshilltari i njohur elektoral amerikan, i dha një mësim live.

Lexo edhe :  Numërimi drejt fundit/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës, ja diferenca me PD-në

Belind Këlliçi: Kris, një pyetje, se ashtu si në SHBA ne kemi kundër këtu shumicën e mediave. Si t’ja bëjmë?

LaCivita: “T’ja komunikoni miqve. Jo çfarë jeni kundër, por çfarë jeni pro. Pra bashkë. Pra Rama dështoi në 12 vitet e fundit, çmimet janë rritur, korrupsioni, krimet, dhe e kundërta, program jonë. Kur postoni në FB, online, politikat janë shumë vizuale, mediat, duhet t’ja tregoni”

Berisha i cili e nisi fjalën në shqip, e mbylli anglisht, por diku u ngatërruara. Lacivita nuk reagoi por teshtima e tij mbylli në mënyre madhështore edhe këtë takim të Berishës./   S,M

Të fundit

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Lajme të tjera

Web TV