“Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të. E ftuar në  një emisionin televiziv, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.

Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione.

Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta./    S,M

Të fundit

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

23-vjeçari plagos më armë babain në Fier

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe...

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Lajme të tjera

Web TV