Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshmë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Pezullimi ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Berat, pas dyshimeve se Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Berat teksa ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Nga ana e Prokurorisë së Beratit po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Njoftimi i Prokurorisë Berat:

Me kërkesë të Prokurorisë Berat, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin F.S., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.

Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.

Lexo edhe :  Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.

Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm./E.S

Të fundit

Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 mln euro kokainë dhe mbi 50 mijë euro cash

Drogë që do të sillte fitime deri në 2 milionë e gjysmë euro, i është sekuestruar një shqiptari në...

1 mijë tifozë kuqezi “pushtojnë” Rigan, blindohet Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet...

Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me...

“Barcelona më ka prerë në besë!” Ylli gjerman i del kundër klubit

Marc-Andre Ter Stegen është i zhgënjyer nga sjellja e drejtuesve të Barcelonës në javët e fundit. Sipas portierit, ata duan ta largojnë, edhe pse...

Përpjekja e fundit me dorën mbi zemër… vrapo Martin

Nga Leonard Veizi Martini më tronditi sërish. Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte në zemër si një avatar...

Lajme të tjera

Web TV