Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, mëngjesin e sotëm ishte mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili ka dhënë këshilla në lidhje me shëndetin në përgjithësi dhe atë riprodhues në veçanti.

Mjeku ka renditur edhe arsyet që çojnë në infertilitet, mes të cilave përmendi infeksionin tek femrat, ku theksoi rëndësinë e mikrobiomës së zorrës dhe mikrobiomës së vaginës.

“Shëndeti nëse do të mund ta përkufizonim me një fjalë do të ishte një mirëqenie e plotë fizike, psikologjike dhe një aftësi riprodhuese. Mundësi për të qenë i aftë fizikisht e për t’u riprodhuar.
Sot në Shqipëri vëmë re që si komb na kanë rënë lindjet. Nuk mund ta besoj që kur isha 35 vjeç në maternitet, kishim 40 lindje në 24 orë. Tani shkojnë ose jo 10 gra. Kur sheh statistikat nuk të vjen mirë që ky komb i bekuar nuk ka atë jetë dhe riprodhim që kishte. Ka shumë njerëz që nuk kanë shëndetin riprodhues por nuk kanë asnjë shenjë për një gjë të tillë.
Kujdes duhet të tregohet edhe me sëmundjet seksualisht të transmetueshme që shpesh ndikojnë në shëndetin riprodhues, si dhe infeksionet te femrat. Nëse PH ndryshon nga 3.8 në 4.2 kjo çon në krijimin e infeksioneve. Infeksioni është i domosdoshëm të kurohet sepse sperma vdes në 3 minuta në një vaginë të infektuar, kur në fakt duhet të jetojë 5 ditë”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek abortet, ku ka theksuar se sa më herët ndodh aborti aq më shumë janë probleme gjenetike, të kromozoneve.

 

 

“Nëse sperma dhe veza janë jo cilësisht të shëndetshme krijohen probleme që ccojnë në një abort të hershëm. Kërkojmë një ekzaminim të testeve, fizik, për hormonet, për spermën dhe kohën e fundit kërkojmë edh një ADN të fragmentuar. E njëjta procedurë edhe për femrën. 3 muaj më parë se të kërkohet koncepsioni, duhet të bëhet konsultë nga të dyja palët. Sepse nuk është vetëm koncepsioni, por edhe krijimi i fetusit dhe shkuarja e shtatzënisë”, tha ai./e.t

Të fundit

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Zyrtare: Real Madrid gjen Messin e ri për 60 milionë euro

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate...

Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

Nga Leonard Veizi Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e...

“Mora më pak vota sesa letrat që u dërgova shokëve nga qelia”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur nga qelia se ka qenë ai që ka kërkuar rinumërimin e votave në Bashkinë e...

Lajme të tjera

Web TV