Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij për pasaportën e BE-së.

Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre iu thotë se do të votojnë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin. Por ai shtoi se nëse e duan shumë të dashurin, të kthehen tek ata, por djemtë të kenë marrë mësim dhe të votojnë PS-në, që dhe si çift të kenë një pasaportë europiane, që ju jep më tepër mundësi.

Edi Rama: Me pasaportën e BE, çdo universitet europian është si çdo universitetet shqiptar. Pasaporta sot është dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Na thonë se ku do rrish, a të pret njeri dhe pastaj të thonë dhe pyetjen e tmerrshme se kur do ikësh. Nuk rrimë dot sot, për të qëndruar në vendet e BE duhet të kërkojmë azil. Me pasaportën e BE, do mirëpriteni si çdo shtetas europian, mund të punosh ku të duash, do jetoni në një Shqipëri të madhe sa BE, do të njihen të gjitha vitet e punës.

Me pasaportën e BE-së, nuk keni nevojë për pasaportën e Italisë dhe të Greqisë. Vajza, bindni djemtë që të votojnë PS-në, se do merrni të dy pasaportën. Vajza, nëse i dashuri ju thotë që do votojë për bufin e kënetës, mos ia varni fare. Nëse i doni shumë, lërini të pendohen dhe kthehuni, që të kuptojë se ka gabuar. Djemtë më pas do shikojnë pasaportën e BE dhe do thonë që rroftë e dashura ime, se nuk do e merrja këtë pasaportë./E.S

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV