Rama batuta me vajzat: Fuqinë përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS më 11 maj.

“Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë.

Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t’ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.

Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE.

Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.

E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote.

Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS”, tha ai./   S,M

Të fundit

Kush nga finalistët fituan më shumë ndjekës që nga fillimi i Big Brother VIP Albania 4?

Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë përjetuar një rritje të madhe të popullaritetit në rrjetin social Instagram...

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka takim me tregtarët: Programi i PD do të ringjallë ekonominë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në Korçë dhe ka parë nga afër gjendjen në tregun e...

Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur/ Çfarë fshihet pas kleptomanisë?

Kleptomania është paaftësia e përsëritur për t’i rezistuar dëshirave për të vjedhur sende që në përgjithësi nuk ju duhen vërtet dhe që zakonisht kanë...

Basha me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Shitblerja e votës ka penguar rotacionin politik

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin...

Pse disa gra lindin vetëm djem dhe të tjera vetëm vajza, çfarë ndikon në gjininë e bebes

Nëse e keni pyetur veten se çfarë gjinie do të jetë fëmija juaj, më poshtë zbuloni se çfarë thotë shkenca për këtë pyetje (të...

Lajme të tjera

Web TV