Rama: Deri në 2030 nisin të gjitha linjat hekurudhore, ja kur do të përfundojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në profilet e tij.

Rama i ka dhënë përgjigje ndjekësve të tij për rrjetin e ri hekurudhor në vend. Ai u shpreh se deri në vitin 2030 do të ketë nisur puna për të gjitha hekurudhat, ndërsa në fillim të dekadës së ardhshme ato do të jenë gati.

“Ky projekt nuk ka lidhje me zgjedhjet, por kur konsulentët austriakë kanë përcaktuar si opsionin më të mirë kalimin nga Shkodra në Gjakovë. Sa do të kushtojë, këtë do ta nxjerrë projekti i detajuar, i cili do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare dhe do të aprovohet nga Fondi Europian i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, por e sigurt është që pa lekë nuk bëhet dot gjë. A do të mbarojë apo jo, këtë nuk e kanë në dorë ata që shajnë nga kafet e Prishtinës, por ata që punojnë në llogoren e të ardhmes.

Erzen, Rudinë, programi i hekurudhave është një pako e re dhe tërësore, të cilës i ka ardhur koha tashmë dhe është hapur me Tiranë-Rinas-Durrës, e cila është drejt përfundimit.

Vonesat e fillimit të punimeve në atë hekurudhë kanë qenë të lidhur me pozicionin e dobët të Shqipërisë kur as BE dhe bankat e saj nuk na merrnin seriozisht. Sot është një histori tjetër dhe jemi në projekte të avancuara. Të gjitha këto hekurudha do të nisin me radhë dhe jo më vonë se deri në vitin 2030 dhe në fillim të dekadës së ardhshme do të jenë të tëra në punë dhe ju do të keni mundësi të shfrytëzoni edhe trenin”, tha Rama./E.T

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV