Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin e 11-të në Kinë.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa lojtari ishte pjesë e klubit kinez Zhejiang, me të cilin kishte firmosur në fillim të këtij viti.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga ish-klubi i tij në SHBA, FC Cincinnati, të cilët publikuan një deklaratë ngushëllimi duke e quajtur Boupendzën “një anëtar të dashur të familjes”.

“Zemrat tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij. U prefsh në paqe, Aaron”, thuhet në deklaratën e klubit amerikan.

Boupendza, i cili nisi karrierën me CF Mounana në Gabon përpara se të transferohej te Bordeaux në Francë, ishte një futbollist me përvojë ndërkombëtare. Ai luajti në liga të ndryshme për klube si Hatayspor (Turqi), Al-Arabi (Katar), Al-Shabab (Arabia Saudite), FC Cincinnati (SHBA), dhe CFR Cluj (Rumani), përpara se të transferohej në Kinë.

Në total, ai shënoi 96 gola në 218 paraqitje në karrierë dhe përfaqësoi kombëtaren e Gabonit në 35 ndeshje, duke realizuar 8 gola, përfshirë pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Por jeta e tij jashtë fushës nuk ishte pa polemika. Vitin e kaluar, ai u përball me një hetim në Gabon për përfshirje në një video seksuale të publikuar pa lejen e tij, e cila mund t’i kishte sjellë deri në 5 vite burg. Boupendza pretendoi se ishte viktimë e një komploti pasi telefoni i tij u vodh në nëntor 2023.

Karriera e Boupendzës u ndikua ndjeshëm nga probleme personale. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai theu nofullën gjatë një sherri jashtë një lokali në Cincinnati, ku u raportua se ishte goditur nga një boksier profesionist. Kjo e mbajti jashtë fushave për gati dy muaj.

Lexo edhe :  “Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Pas kësaj, ai humbi disa javë stërvitje dhe FC Cincinnati ndërpreu kontratën me të në gusht të vitit të kaluar, duke e larguar në mënyrë të papritur nga klubi./   S,M

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV