“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë, tha zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance në një intervistë me uebsajtin britanik UnHerd. “Ne e konsiderojmë Evropën aleatin tonë. Ne thjesht duam një aleancë në të cilën evropianët janë pak më të pavarur dhe kjo do të reflektohet në sigurinë dhe marrëdhëniet tona tregtare,” tha Vance, i cili ka sulmuar vazhdimisht liderët evropianë. “Nuk është mirë për Evropën dhe nuk është në interesin e Amerikës që Evropa të jetë vasal i përhershëm i Shteteve të Bashkuara përsa i përket sigurisë”, theksoi ai. Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u ka bërë thirrje evropianëve që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, duke e akuzuar atë për ndjekjen e politikave të padrejta tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vance gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht liderët evropianë, duke thënë në një fjalim në Mynih në shkurt se ata nuk po e luftojnë mjaftueshëm emigracionin dhe se liria e fjalës është nën kërcënim në Evropë. “Realiteti është – është brutale të thuhet, por është e vërtetë – që e gjithë infrastruktura evropiane e sigurisë është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara që kur kam lindur”, denoncoi JD Vance Evropën në një intervistë me një faqe interneti britanike të lajmeve. Ai shtoi se “me përjashtim të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, shumica e vendeve evropiane nuk kanë ushtri të afta për të garantuar një mbrojtje të arsyeshme”. Në fillim të marsit, ai tronditi evropianët duke thënë se për Ukrainën, përfundimi i një marrëveshjeje ekonomike me SHBA-në do të ishte “një garanci më e mirë e sigurisë se 20,000 ushtarë”./e.t

Të fundit

1 mijë tifozë kuqezi “pushtojnë” Rigan, blindohet Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së...

Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me...

“Barcelona më ka prerë në besë!” Ylli gjerman i del kundër klubit

Marc-Andre Ter Stegen është i zhgënjyer nga sjellja e drejtuesve të Barcelonës në javët e fundit. Sipas portierit, ata duan ta largojnë, edhe pse...

Përpjekja e fundit me dorën mbi zemër… vrapo Martin

Nga Leonard Veizi Martini më tronditi sërish. Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte në zemër si një avatar...

Dosja sekrete! Kina kërkon t’i rrëmbejë tokat Rusisë?

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping deklarojnë rregullisht se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është e palëkundur dhe se bashkëpunimi strategjik...

Lajme të tjera

Web TV