William Levy flet pasi u la i lirë nga burgu: Nuk isha unë ai që duhej të arrestohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur William Levy ka dhënë një deklaratë për mediat pasi u lirua nga burgu i qarkut Broward, ku ishte mbajtur gjatë natës me dy akuza të ngritura ndaj tij, dehje në një vend publik duke shkaktuar shqetësim, si dhe shkelje të ligjit në atë ambient.

44-vjeçari u ndalua pas një incidenti në një restorant, ku sipas mediave të huaja, u përfshi në një situatë konfuze që çoi në ndërhyrjen e policisë. Fillimisht, akori u përpoq të largohej nga vëmendja e gazetarëve, por më pas u kthye dhe vendosi të fliste, duke ndarë versionin e tij për ngjarjen.

“Dhe krejt papritur, ai filloi të debatonte me një djalë tjetër dhe unë u futa në mes, duke e zbutur situatën dhe unë jam ai që përfundova në pranga” tha ai.

Aktori gjithashtu mohoiu kategoriksht se kishte nisur sherrin, mohoi se kishte sulmuar një punonjës restoranti dhe hodhi poshtë pretendimet se kishte vepruar në mënyrë agresive.

“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë gjatë gjithë kohës. Në fund isha unë ai që duhej të largohesha,” tha ai.

Për përvojën e tij në burg aktori, tha me humor: “Ishte normale. Nuk e di nëse bëra miq të mirë, por takova disa njerëz të rinj.”

William është liruar pas pagesës së një garancie prej 500 dollarësh, ndarë në dy gjoba prej 250 dollarësh secila. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që ai të qëndrojë larg vendit ku ndodhi incidenti./E.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV