Amber Heard ka fëmijë me Elon Musk? Ja çfarë u zbulua nga një dokument ligjor i 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dokument ligjor i vitit 2022, i lidhur me gjyqin e Amber Heard dhe Johnny Depp, ka ndezur sërish thashethemet për jetën private të aktores.

Sipas Daily Mail, dokumenti përmban dëshminë e Jennifer Howell, një mike e motrës së Amber Heard. Ajo pretendon se Heard dhe Elon Musk kishin bërë ruajtje të embrioneve kur ishin të lidhur nga 2016 deri në 2018.

Pas ndarjes, Musk kërkoi shkatërrimin e embrioneve, ndërsa Heard donte t’i mbante për të pasur një fëmijë. Ky informacion nuk u pranua si provë në gjyqin me Depp, pasi u cilësua si i marrë në mënyrë të paligjshme.

Amber Heard lindi një vajzë në prill 2021, përmes një nëne surrogate, dhe nuk e ka zbuluar akoma identitetin e babait. Në dhjetor 2024, ajo njoftoi se ishte shtatzënë për herë të dytë. “Unë jam mami dhe babi. Ajo është shefi,” kishte  deklaruar aktorja për vajzën e saj, Oona Page.

Së fundmi, Wall Street Journal raportoi se Elon Musk ka të paktën 14 fëmijë me katër gra të ndryshme. Ai ka marrëveshje të fshehta financiare me secilën prej tyre, përfshirë pagesa të mëdha dhe kushte diskrecioni.

Rasti më i fundit përfshin influencuesen Ashley St. Clair, e cila pretendon se Musk i ofroi 15 milionë dollarë dhe një pagesë mujore prej 100,000 dollarësh për të mbajtur të fshehtë lindjen e një fëmije me të.

Marrëveshja, sipas saj, u negociua nga bashkëpunëtori i ngushtë i Musk, Jared Birchall.

Musk thuhet gjithashtu se i ka ofruar spermën e tij disa grave për të pasur fëmijë, pa pasur lidhje romantike me to. Njëra prej tyre, influencuesja Tiffany Fong, e refuzoi ofertën duke thënë se kërkonte një familje më tradicionale.

Lexo edhe :  Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Deri më tani, Musk dihet se ka gjashtë fëmijë me ish-gruan e tij Justine Musk, tre me këngëtaren Grimes, katër me bashkëpunëtoren e tij Siobhan Gillis dhe një me Ashley St. Clair. Ai mundohet të mbajë jetën e tij familjare larg vëmendjes publike, duke thënë se është për “sigurinë e fëmijëve”./E.S

 

 

Të fundit

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i...

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat...

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV