“Bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë në BE”/ Pesë arsye përse duhet votuar PS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me simpatizantë e banorë të Rajonit 2 në Vlorë bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Damian Gjiknuri e Mjaftesa Sulaj. Në fjalën e tij Çuçi renditi pesë arsye përse Partia Socialiste meriton mbështetjen me votë në zgjedhjet e 11 majit.

“Vlora është shembulli më i gjallë i transformimit urban, ekonomik, shoqëror të një qyteti në këto pak vite qeverisje që në kemi qeverisur Shqipërinë. Kjo është arsyeja e parë pse duhet të votojmë Partinë Socialiste. Arsyeja e dytë për ato që ne do të bëjmë për Vlorën. Për vazhdimin e transformimit të Vlorës, për ta kthyer në një destinacion europian të padiskutueshëm dhe nga qendrat atraktive më të mëdha të Mesdheut. Në projektet më të mëdhaja vlen për t’u përmendur aeroporti i Vlorës, i cili do ta kthejë në një qytet me një aeroport ndërkombëtar, që do të sjellë një fluks të shtuar të turistëve të huaj, që ju e dini shumë mirë se çdo të thotë. Më shumë hotele, më shumë restorante, më shumë shërbime, më shumë ekonomi për Vlorën. Po kështu edhe portet që po bëhen. Porti këtu i Vlorës dhe i Orikumit. Të dyja këto do e transformojnë Vlorën më shumë se ç’është transformuar sepse do ta kthejmë në një destinacion ku do të kemi 365 ditë turizëm. Arsyeja e tretë pse duhet të votojmë socialistët, fatkeqësisht është oferta që na vjen nga opozita. Vetëm po ta mendoni që akoma përballë kemi Sali Berishën, nuk mund të bëjmë më asnjë koment. Vetëm kur e mendoni fytyrën e Sali Berishës na kujton makthin që i ka shkaktuar Vlorës dhe Shqipërisë. Dhe vjen akoma sot në 2025 për të kërkuar votën e vlonjatëve”, deklaroi Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi renditi si arsye të katërt ekipin me të cilin Partia Socialiste garon në këto zgjedhje teksa vlerësoi dy kandidatët, Damian Gjiknuri e Mjaftesa Sulaj, që pasurojnë ofertën e PS-së për elektoratin e Vlorës dhe janë dy emra shumë përfaqësues.

Së pesti, Çuçi foli për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria 2030 në BE është një ëndërr tha Çuçi që do të bëhet realitet prej Partisë Socialiste dhe do të sjellë shumë përfitime për vendin.

 

 

“Një ëndërr shekullore e të gjithë shqiptarëve. Por jo vetëm një ëndërr, por edhe një garanci dhe një investim për fëmijet dhe për të ardhmen tonë. Nuk është thjesht një akt politik, por Bashkimi Europian është një avantazh i padiskutueshëm ekonomik. Në 2027 e ka deklaruar vetë Brukseli, nuk e kemi thënë ne, Shqipëria është gati të nënshkruajë kontratën me Bashkimin Europian ku na kualifikon për të qenë një vend anëtar i BE-së. Dhe ditët që mbeten deri në 2030 janë thjesht një proces politik që do duhet të ratifikojnë të gjitha shtetet me radhë këtë kontratë që ne nënshkruajmë në 2027. Ne do të jemi ata që do të bëjmë realitet këtë ëndërr shekullore të Shqipërisë”, deklaroi Çuçi.

Lexo edhe :  Deputeti demokrat "i fik shpresat" Berishës/ Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS!

Kandidati Damian Gjiknuri vlerësoi investimet që janë kryer në Vlorë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste duke përmendur sidomos lungomaren si kartolina më e bukur e këtij qyteti.

“Partia Socialiste e Vlorës dhe kjo forcë gjithmonë rigjenerohet me njerëz të rinj dhe ka mbështetjen e qytetarëve vlonjatë. Unë kam pasur kënaqësinë ta drejtoj këtë qark, duke qenë bashkëudhëtar i ndryshimeve që ka pësuar Vlora. Kemi bërë progres të madh. Kjo lungomare është dëshmitarja e progresit. Është zona që të gjithë duan ta vizitojnë. Është kartolina më e bukur e Vlorës, është dëshmitare e gjallë e zhvillimit të Vlorës, që asnjë nuk mund ta mohojë dhe harrojë”, tha Gjiknuri duke theksuar edhe zgjatjen e shëtitores nga porti i qytetit deri në Orikum.

“Vlora do të kërkohet gjithmonë e më shumë, vlonjati do të ndihet krenar që Vlora e tij do të bëhet një vend i preferuar për të gjithë. Kjo ka një emër, Partia Socialiste, qeveria e Edi Ramës dhe gjithë këto investime që e transformuan Vlorën. Këtu po bëhen instalime që do t’i qëndrojnë Vlorës për 30-40 vitet e ardhshme përsa i përket ujësjellësit dhe kanalizimeve. Hapja e aeroportit do të sjellë më shumë njerëz këtu, do të sjellë më shumë ekonomi për familjet vlonjate, falë punës dhe investimit dhe vendosmërisë së Partisë Socialiste dhe qeverisë së saj. Ju gjithmonë keni zgjedhur drejtimin e duhur në të mirë të Vlorës. Së bashku ta vazhdojmë këtë rrugëtim. Unë me shumë dëshirë do të kërkoja mbështetjen e qytetarëve vlonjatë jo vetëm të këtij rajoni, por kudo. Vota për Partinë Socialiste do të jetë një votë e vazhdimësisë dhe progresit drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Gjiknuri./E.T

Të fundit

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve...

Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan...

Lajme të tjera

Web TV