Berisha thumbon Ramën: Enveri diktator, por s’vuri emrin në vilë si ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një komunikim me mbështetësit e tij në njësinë 5 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka bere nje retrospektive mes Edi Rames dhe Enver Hoxhes.

Berisha u ndal edhe te kundërshtari i tij politik, Edi Rama duke thënë se ka zaptuar tokë për të ndërtuar vilën e tij.

“Ne kemi pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo.

Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.

Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë. Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.

Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim? A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?

Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori. Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasu”, tha Berisha./   S,M

Të fundit

89-vjetori i lindjes, Akademia e Shkencave të Shqipërisë uron Rexhep Qosjen

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka ndarë një mesazh për Rexhep Qosen, me urimet më të përzemërta...

Britania ka një marrëdhënie të çoroditur me paratë

Nga Polly Toynbee Sigurisht që punonjësit e sektorit publik duhet të paguhen siç duhet. Por në një shoqëri ku pagat kanë ngecur, mbështetja për grevat...

Trump: Marrëveshja bërthamore nuk është prioritet

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore,...

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më të ulët me të cilin...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

Lajme të tjera

Web TV