“Finishi afër!”/ Rama paralajmëron: Më 16 maj Tirana bëhet zemra e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit e tij në Facebook. Rama u shpreh se më 16 maj Tirana do të jetë sërish epiqendra e politikës europiane.

“Në 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane dhe në një moment historik për Europën ku janë shumë tema që janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri.

Ku do të vijë në takimin e tij të parë edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një tjetër moment i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Do të jetë edhe një moment promovimi i Shqipërisë turistike. Sepse atë ditë do jetë në ekranet e të gjithë botës. Jemi shumë krenar që kemi promovim të dyfishtë në sport dhe në politikë.

Por duhet të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE. Të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën dhe duhet të jetë anëtare e BE. Kjo është e sigurt. Jam shumë optimist, sepse në këto 100 metra të fundit drejt finishit, por rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV