Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det.

Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim, mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në kushtet e një deti të egërsuar, ekuipazhi i rimorkiatorit nuk ka mundur të bëjë manovrat e duhura, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Rimorkiatori është një mjet lundrues që zakonisht përdoret për ndihmë teknike ose për të transportuar mjete të dëmtuara. Në këtë rast, rimorkiatori doli vetë jashtë kontrollit, duke përfunduar në breg.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit tha se po e ndjek situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, por errësira dhe deti nuk po e favorizojnë ndërhyrjen sot./E.S

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

Lajme të tjera

Web TV