Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët Loredana Liso dhe Lorenzo Basile mbrojnë një emigrant gjeorgjian, i cili pasi mbërriti në Gjadër me 39 emigrantë të tjerë, është rikthyer në Itali.
Shumë emigrantë të tjerë mund të ndjekin shembullin e gjeorgjianit, megjithatë, secili ka një histori mbërritje në Itali dhe jo të gjithë mund të përfitojnë, sidomos pas vendimit të BE-së për vendet e sigurta të origjinës.
Gjeorgjiani vuante nga probleme psikiatrike dhe u shpall i papërshtatshëm për jetën në një komunitet të kufizuar nga Komisioni i Vulnerabilitetit, me kërkesë të avokates së tij Loredana Liso. Komisioni i cenueshmërisë është krijuar me dekret ministror të shtatorit 2024 dhe funksionon mbi bazën e një protokolli për kujdesin shëndetësor të migrantëve të strehuar në ambientet shqiptare, siç parashikohet në ligjin nr. 14 të vitit 2024.
Pasi ka vërtetuar se gjeorgjiani nuk mund tëqëndrojë në kamp, drejtori i qendrave shqiptare ka urdhëruar transferimin e tij të menjëhershëm në Itali. 39-vjeçari është rikthyer në Bari dhe po pret për gjetjen e akomodimit të përshtatshëm për kushtet e tij shëndetësore. Gjeorgjiani kishte mbërritur në Gjadër më 11 prill, së bashku me 39 emigrantë të tjerë që ishin nisur në bordin e anijes Libra nga porti i Brindisit. Që prej datës 28 mars, qendra Gjader mund të ‘strehojë’ edhe persona të mbajtur në CPR-të italiane, bazuar në dekretin e ri të qeverisë./E.S