“Kryeministre grua në 2030”? Gjonaj: Jo sensacion politik, Rama u beson grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një kryeministre grua në vitin 2030, duke parashikuar fitoren e një mandati të pestë qeverisës për PS-në, edhe pse është ende në garë për një mandat të katër, ka ngjallur jo pak habi dhe debate.

Por për ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, nuk bëhet fjalë për një sensacion politik. E ftuar në studionin e emisionit “Ngjarja Kryesore” ajo tha se Rama i ka besuar gjithmonë grave dhe se kjo reflektohet edhe në numrin e ministreve gra në kabinetin qeveritar.

Besoj se vetë Edi Rama i ka besuar fortë grave, duke e parë këtë në numrin e mistrave gra në kabinetin qeveritar. E marr në konsideratë këtë, por edhe në detyra të tjera që ai i ka besuar grave dhe do të thotë që beson te puna. Përkushtimi dhe integriteti i grave. E kemi treguar  me punë, duke mos qenë aty thjeshtë numra, por secila nga ne duke drejtuar edhe në kabinetin qeveritar profile të vështira”, tha Gjonaj.. /   S,M

Të fundit

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me...

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: “Nuk i meritoj paratë”

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro,...

Erdogan dorëzohet pas 22 vitesh në pushtet/ Nuk do të kandidoj më për President!

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke theksuar se Turqia ka nevojë për një Kushtetutë...

FOTO: Apartamenti dhe shtesa në katin e fundit që iu sekuestrua sot Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të enjte, datë 22 Maj, sekuestrimin e një apartamenti te “Kodra e Diellit” dhe një shtese pranë tij,...

Topi ‘nxin’ Berishën/ E ka kthyer opozitën në kazermë politike! Ja si luan me demokratët

Partia Demokratike është kthyer si një kazermë politike inkuizicioni që vazhdimisht eliminon figurat intelektuale të saj, teksa në këto zgjedhje prodhoi edhe dramën e...

Lajme të tjera

Web TV