Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës.

Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.

“Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.

Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.

Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu”.

Lexo edhe :  Ledri Vula sqaron marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi

Më pas Rama u ndal dhe te kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri, e cila sipas tij arriti të fitonte nga gratë e Bulqizës.

“Kur pyeta më thanë që ‘po sikur nuk ma duan shumë disa se është ndarë nga burri’. Është ndarë nga burri? Po atë zgjidh i thashë se ajo është për ne dhe ja ku është. Si fitoi Festa në Bulqizë? Fitoi me gra”, shtoi Rama./E.S

Të fundit

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është një prej disa politikanëve shqiptarë që ditën e nesërme do të votojnë në ambientet e burgjeve...

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Lajme të tjera

Web TV