Serbët bllokojnë televizionin publik, RTS ndryshon programin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i lajmeve në Televizionin Publik të Serbisë mbrëmjen e së mërkurës nisi me një studio të improvizuar… Kjo erdhi pasi studentët bashkë me kategori të tjera shoqërore vazhdojnë protestën më të madhe antiqeveritare. Ata prej më shumë se 60 orësh kanë vendosur që në shenjë revolte të bllokojnë të gjitha hyrjet dhe daljet e godinës së Televizionit Publik të Serbisë, RST, në Beograd.

“Po protestojmë kundër Radio Televizionit të Serbisë pasi kohët e fundit nuk e kanë bërë punën e tyre dhe po nisin që t’i bezdisin njerëzit, veçanërisht ne studentët dhe qytetarët janë të informuar mjaftueshëm për të ditur që RTS po na mban ne në terr mediatik. Prandaj është koha të rebelohemi dhe t’i themi stop”, tha Nikola Jovaniç, student.

“Ne erdhëm këtu, sigurisht, për të mbështetur studentët dhe kërkesat e tyre. Gjithashtu për të provuar edhe njëherë se ajo çfarë ka bërë RTS për shumë kohë nuk është e drejtë”, tha Ana Andrijeviç, protestuese.

Manifesuesit, që bllokuan stafin të hyjë në ndërtesën e RTS, detyruan drejtuesit e transmetuesit publik që të ndryshonte programin, duke transmetuar lajme flash dhe vetëm filma e dokumentarë. Një prej redaktorëve të Televizionit Publik të Serbisë tha se nuk e di se prej ku po bëhet transmetimi i sinjalit, pasi nuk po bëhet nga ndërtesa e RTS.

Studentët kanë publikuar një letër në  Instagram të mërkurën në mbrëmje drejtuar Komisionit për Kulturë dhe Informim të Kuvendit Popullor, në të cilën kërkojnë që të bëhet një thirrje publike për anëtarët e rinj të Këshillit të Organit Rregullativ për Media Elektronike. Ndër të tjera, ata kujtuan se mandati i Këshillit të mëparshëm i atij organi i ka skaduar më 4 nëntor të vitit të kaluar. Ata bënë të ditur se bllokada e Radio Televizionit të Serbisë do të zgjasë deri në shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarëve të Organit Rregullativ për Media Elektronike./E.T

Të fundit

Dështim 0-3 kundër Milanit në gjysmëfinale, Inzaghi: E merituan, na vjen keq

Simone Inzaghi e pranoi me respekt humbjen 0-3 në derbin ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri...

Katër shtëpi, tokë, truall e vila/ Kjo është pasuria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj. Në regjistrin e publikuar nga...

Agron Llakaj ka sot ditëlindjen: Nuk festoj dot si dikur pa ty, Kostandina

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65-vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin...

Franca thyen rekordin italian/ Torta më e madhe në botë arrin 121.88 metra (Video)

Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tortën më të madhe në botë Fraisier, e cila u certifikua të ishte 121.88 metra e gjatë. Torta u...

“Shkojnë në Korçën e kulturës e shfrenojnë gjuhën!”/ Rama: Vrenozi, lideri i vërtetë i PD

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe ofendimet e Ilir Vrenozit në takimin elektoral të PD në Korçë. “Pastaj për të treguar se janë shumë të revoltuar shkojnë në...

Lajme të tjera

Web TV