“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensione të forta në seancën për dosjen “Plumbi i artë”. Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani.

Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë “të fus në listë, je në ofertë”.

Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

“Dulin ose Tafilin për Talo Çelën, ose 1.5 milionë euro”, Dumani rrëfen kontaktet me Behar Bajrin 

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar në seancën e kësaj të enjteje të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit.

Ai ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.

Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?

Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.

Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte “Sakati” (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t’i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.

Avokati: A njeh një Elton Basha?

Lexo edhe :  Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.

Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?

Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.

Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?

Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?

Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.

Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?

Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtur. /e.t

Ilustrim: Ilirjan Dyzeni dhe Nuredin Dumani
Ilustrim: Ilirjan Dyzeni dhe Nuredin Dumani

Të fundit

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lajme të tjera

Web TV