Berisha nga Kruja: Ju kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë! Unë do ju sjell ndryshimin e madh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka lënë Krujën pa institucione, pa ujë dhe pa rrugë.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, ku prezantoi edhe pika të programit të qeverisjes ‘PD-ASHM’.

Berisha tha gjithashtu gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, se kryebashkiaku Artur Bushi investon vetëm për veten e tij, duke vjedhur sipas tij qytetarët e Krujës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në disa mbështetje do ua bëjmë, energjinë do e ulim, energjinë do e zbresim nga 18 në 6 lekë.

Ujin do e përgjysmojmë.

Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do mund të vërë taksa sipas qejfit, por kurrë më shumë se sa 1 përqind të xhiros.

Do bëjmë gjithçka të promovojmë sa më shumë prodhimin vendas, por duke krijuar klimën më miqësore ndaj biznesit.

Cilido që do të shohë përqendrimin më absolut të pushteteve, le të vijë në Krujë.

Kryeqytet krenar, i pavdekshëm, i kombit shqiptar, e kanë zhveshur nga të gjitha institucionet.

12 vite, përveç Bushit që investon për vete, 0 zero investime përveç betonit.

Rruga ashtu siç ka qenë, ka mbetur.

Të gjitha institucionet ia kanë hequr Krujës.

Një rrugë, e premtuar dhe me projekt të gatshëm, ecën sa për të mos mbaruar ndonjëherë.

Kruja, emrin e merr nga fjala e bukur krua, kroje, dhe ujë nuk ka. U ngjit njëherë ai, çfarë emri t’i vëmë, por u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë atje, por uji nuk erdhi në Krujë, ajo që erdhi, erdhi me probleme dhe Kruja mes ujërave dhe krojeve vuan për ujë.

Po kështu fermerët e Krujës, po kështu biznesmenët e Krujës.

Ne jemi për një ndryshim të madh.

Së pari këtë ndryshim ne do ta nisim atje ku është dhimbja, dhe dhimbja është tek ata, të cilët paguhen sot 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve.

Pra, një pensionist që në vitin 2013, vit në të cilin buka ishte 400-500 lekë dhe sot është 900-1000 lekë, vit në cilin domatet ishin 100 lekë dhe sot janë 400 lekë. Pra, mallrat dhe ushqimet baze ishin mbi 100 përqind më të lira se sot.

Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet.

Çmimet këtu janë sa në Europë, sa në Itali, çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë po flas.

Buka u kushton shqiptarëve rreth 80 herë më shumë se europianëve. Pse? Se duket shifër e lartë shumë. Por e para, shqiptarët konsumojnë bukë 4 herë më shumë se mesatarja evropiane. E dyta, shqiptarët kanë rrogën 6 herë më të ulët se mesatarja evropiane. Pra, janë një seri faktorësh që e bëjnë bukën një mall të kushtueshëm, shumë më të kushtueshëm se ç’duhej të ishte për shqiptarët.

Dhe tani këta zotërinjtë, si ngushëllim kanë nxjerrë shprehjen, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Tani duhet të jemi realistë, në Shqipëri njerëzit e kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë lënë njëri-tjetrin të vdesë.

Dhe të dalësh sot të justifikosh varfërimin që u ke bërë të tjerëve, në një kohë kur bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi që merrte më pak në vitin 2013, tani merr 450 euro pension, ti nuk bën gjë tjetër vetëm u justifikon vjedhjen qytetarëve.

Nuk është problemi të shkojë puna të vdesë njeriu për bukë, problemi është që njeriu të ketë gjërat bazë pa ngushtim, pa dhimbje, të mos detyrohet të përzërë fëmijët nga sofra.

Pra, ka një qëndrim të papërgjegjshëm shumë ndaj qytetarëve./    S,M

Të fundit

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Incident i rëndë në një depo municionesh ruse, shpërthimet tronditin Moskën

Një seri shpërthimesh të fuqishme ka tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftoi...

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja (FOTO)

Koncepti Vision V është një pamje paraprake e asaj që do të vijë nga Mercedes. Kur ishte hera e fundit që patë një furgon koncept?...

Si po ia bën fushatën Metës në burg?/ Kryemadhi flet pa ‘doreza’, tregon kujt i telefonon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV