Big Basta: Ja çfarë na bënë policët malazezë kur ishim duke shkuar për një koncert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Big Basta”, gjatë një bashkëbisedimi me Erand Sojlin në “Ferma Vip” ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së bashku me bashkëshorten e tij, Vesa Lumën në Malin e Zi.

Këngëtari tregoi se ata ishin për një koncert në Ulqin, por në kufi kishin kuptuar se kishin harruar lejen e qarkullimit dhe po bisedonin me policinë kufitare për t’i lejuar që të kalonin.

Ndërkohë, teksa po prisnin përgjigje nga të dyja palët, ata kishin hasur me një person të veshur me një xhup policia se kishte ftohtë, të cilët ata e kishin pandehur se ishte polic. Ai u kishte thënë që të kalonin pa radhë, por ndërkohë më pas ishin ndaluar nga Policia e Malit të Zi, ku sipas “Big Bastës” e kanë goditur dhe e ikanë mbajtur për një ditë në qelinë e rajonit të Policisë në Ulqin.

“Më duket sikur kam qenë në burg me vërtet, se kam provuar ndonjëherë po… Kështu kam qenë një herë ne qeli. Se isha një herë në Mal të Zi me Vesën gjithë natën. Kishim harruar lejen e qarkullimit të makinës. Edhe iu thamë shqipove, se është kufiri i përbashkët, a është okay të shkojmë, se deri në Ulqin do shkonim, se këna koncert. Dhe thanë ata pyetini malazezët, nëse është okay për ata është dhe për në.

Ecëm ne nja 2-3 metra Ata thanë pyetini shqiptarët, por nja 2-3 herë kjo gjë. Ecëm aty ne një burrë i vjetër në moshë, polic, sa na pa, “o Big Basta, vesa Luma, po hajdeni mo futuni pa radhë”. Ne i thamë kshu-kshu e kemi problemin. Po kalo o tha, ne pasaportat me vete Se gjatë kohës që po bënim ne para-mbrapa to po vuloseshin.

Lexo edhe :  Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Kur jena nis rrugën, një makinë mbrapa me drita. Kur po prisnim për përgjigje, ishin dy policët kufitarë të Malit të Zi dhe panë targat se ishim me makinën e Vesës me targat e Kosovës dhe filluan t’u fol serbisht, malazez. Dhe Vesa, ajo e di gjuhën, por nuk do që ta flasi kurrsesi dhe iu tha “I don’t speak”.

E t’u na i bo me drita ne, erdhën më gjuajtën mua, dola nga makina. “Ku i keni pasaportat?” dhe aty pastaj Vesa ia shpjegoi që shiko se na kanë lënë dhe aty pastaj filloi ai “A ditkeni serbisht”. E pastaj më kapën mua, e na futën brenda në fugon të vogël, me ato si hekra, unë me Vesën aty.

Dhe na kthyen mbrapsht në kufi. Kur u futëm brenda, se na çuan në kufi, tek policia kufitare, aty flisnin malazesçe, unë nuk merrja vesh asgjë. Gjith kohës Vesës “ça po thonë”. Vesa thoshte “jo jo asnjë gjo”. Ndërkohë merte në telefon pronari i klubit që do performonim , se e lajmëruam që bëj ndonjë gjë se kshu kshu puna.

Ndërkohe ata që ja bonin edhe për Titon nuk kanë marrë ndonjëherë kaq shumë në telefon. Kur pastaj vijnë policët tanë të famshëm “kush iu tha juve të iknit, neve ju tham me prit”.

I thashë unë o vlla, kolegu juaj polic me pak mjekërr na tha hajdeni futuni pa radhe dhe kaloni. Kush është ai dhe ja shpjegova si fytyrë.

Më tha ai, pse mo vlla , me pa ndonjërin me xhupin e Juventusit, a do mendosh që është lojtar i Juventusit?

Ndërkohë ai kishte veshur xhupin e Policisë se kishte ftohtë. Pastaj gjith natën neve në rajon në Ulqin .” – rrëfeu Big Basta./E.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV