Dy gjigantët përplasen, të vegjlit luftojnë për mbijetesë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët do t’i besonin sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt, sipas të dhënave të sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv. Tashmë që u përmbyll një javë fushatë elektorale, shifrat tregojnë se PS do të fitonte me 46-50% të votave.

Avantazhi i PS vijon të jetë i qëndrueshëm, po ta krahasojmë edhe me rezultatet e një jave më parë ku me pothuajse me të njëjtat shifra, 46,5-50,5% do merrte mandatin e katërt. Rama thellon fitoren krahasuar me rezultatet e 2021 që u konfirmua në krye të qeverisë me 48,7% të votave.

Ndërkohë, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Sali Berisha qëndron në të njëjtat kuota si në sondazhin e mëparshëm (10 prill), duke mos kaluar 33-37%, një rënie e ndjeshme krahasuar me rezultatin e PD-së në vitin 2021, që ishte 46,3%.

Forcë e tretë mbetet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili sipas rezultateve të sondazhit do të merrte 7-9% të votave, një rritje e lehtë krahasuar me të dhënat e një jave më parë, kur merrte 6.5-8.5%.

Partia “Mundësia” e Agron Shehajt, nga ana tjetër, ka shënuar një ulje të lehtë në sondazhin e 17 prillit, duke kaluar nga 4-6% në 3.5-5.5%, por mbetet forcë e katërt.

Partia Social Demokrate (Tom Doshi) mbetet e qëndrueshme në vlerat 1-3%, duke ruajtur pozicionin e vet në sondazhe pa lëvizje domethënëse gjatë javëve të fundit.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit pëson një rritje ‘simbolike’, duke kaluar nga 0-2% në sondazhin e 10 prillit, në 0.5-2.5% në sondazhin e sotëm. Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, mbetet në të njëjtin nivel si një javë më parë dhe do merrte 0.5-1% të votave. Ndërkohë, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit nuk e kapërcen pragun 0.5% të votave.

Lexo edhe :  Media britanike: Riviera Shqiptare, parajsa e plazhit me 300 ditë diell në vit

S,M

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV