Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në vendlindjen e saj – Malësinë.

“E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë”, tha Emina, duke nënvizuar mallin dhe lidhjen shpirtërore që ndjen me tokën e saj.

Modelja shtoi se këtë ndjesi e kuptojnë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pasi ata ndajnë të njëjtën gjendje emocionale – atë të përjetimit të një jete larg rrënjëve, por me një mall që nuk shuhet kurrë.

Edhe pse nëna e saj ka ndërruar jetë më shumë se një dekadë më parë dhe pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në SHBA, Emina theksoi se ndjen një thirrje të brendshme për t’u kthyer “në tokën e babës së saj”.

Nuk është hera e parë që modelja shfaq publikisht dashurinë për Malësinë. Prej vitesh, ajo kalon çdo verë në Tuz bashkë me familjen dhe fëmijët e saj, duke dokumentuar shpesh në rrjete sociale momente nga jeta e thjeshtë dhe e lumtur në vendlindje./E.S

Të fundit

Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, jep dhuratën speciale

Familja shqiptare Xhaferi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Donad Trump, në kuadër të një nisme...

Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen përmbyllëse të Serisë A, atë...

7 orë punë në ditë! Qeveria e Malit të Zi kërkon uljen e normës

Mali i Zi është afër zgjidhjes për uljen e kohës së punës në shtatë orë në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, Milojko Spajiç, transmeton...

Kthim pas 8 vitesh në Premier League, 19-vjeçari vulos sfidën më të shtrenjtë në histori

Premier Liga e edicionit të ardhshëm është plotësuar sot me emrin e fundit që ka dalë nga play-off i Championship, ku Sunderland ka mundur...

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai falënderon 7,289 votuesit e tij...

Lajme të tjera

Web TV