LAJM I MIRË! Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin e menjëhershëm financiar, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës për punonjësit e policisë së shtetit.

Në vendim sqarohet se punonjësi i policisë së shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, përfiton kompensim të menjëhershëm financiar deri në 1 000 000 (një milion) lekë, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.

Ndërkohë më poshtë sqarohen të gjitha kriteret dhe detajet e tjera.

Punonjësi i policisë e përfiton kompensimin e menjëhershëm financiar kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori, ose prona i është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit të saj nga punonjësi i policisë për përmbushjen e detyrave zyrtare;
b) punonjësi i policisë disponon dokument, që vërteton titullin e pronësisë/bashkëpronësisë mbi pronën e dëmtuar, ose provon që këtë pronë e ka në proces legalizimi;
c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

Për përfitimin e kompensimit të menjëhershëm financiar, punonjësi dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit, duke parashtruar faktin e dëmtimit;
b) Kopjen e shkresës për referimin e veprës penale në prokurori, në rastin kur prona është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij, për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori;
c) Kopjen e noterizuar të dokumentit, që vërteton titullin e pronësisë/bashkëpronësisë së pronës së dëmtuar, apo që provon se këtë pronë e ka në proces legalizimi;
ç) Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ngre komisionin, i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, si më poshtë vijon:

a) Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
b) Një punonjës nga Drejtoria e Mbështetjes Logjistike;
c) Një punonjës nga Drejtoria e Financave;
ç) Një punonjës nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

Lexo edhe :  Rama në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes”, inspekton punimet

d) Një punonjës nga Drejtoria Juridike.

Komisioni kryen vlerësimin e përputhshmërisë së dokumentacionit të paraqitur me kriteret për përfitimin e kompensimit të menjëhershëm financiar, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë nga paraqitja e kërkesës së punonjësit të policisë. Komisioni i vë në dispozicion drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vendimin përkatës.

Pagesa për kompensim të menjëhershëm financiar për dëmin e shkaktuar bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Bashkëlidhur me urdhrin e përmendur në pikën 6 të këtij vendimi, për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar, në rast dëmtimi të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, duhet të gjendet dokumentacioni i përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi.

Në rast se komisioni vendos për refuzimin e dhënies së kompensimit të menjëhershëm financiar, punonjësi ka të drejtë të ankimojë vendimin e komisionit pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendos për pranimin ose refuzimin e ankimit të punonjësit. Në rast pranimi, kërkesa për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar i kthehet për rishqyrtim komisionit.

Kur nga hetimi apo gjykimi i çështjes provohet se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi i policisë, që ka përfituar kompensim të menjëhershëm financiar, është i detyruar të kthejë në masën 100 % shumën e përfituar.

Vendimi nr.169, datë 8.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare punonjësit të policisë, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës”, shfuqizohet.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./    S,M

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën “detyrim paraqitje”

Gjykata e Larte lë në fuqi masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Një Kolegj Penal vlerësoi...

‘Ti i nënshtrohesh grekut…!’/Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat, denigron në fjalor banal

Fushata elektorale në pjesën më të madhe të saj është zhvendosur edhe në një komunikim virtual me mbështetës dhe ndjekës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku...

Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Po përgatitet plani me mbështetjen e OKB-së

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë...

Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

Divorci është kthyer në një dukuri shqetësuese edhe në Durrës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1,307 kërkesa për zgjidhje martese në...

Rama e Berisha, si dy këmbët unike të demokracisë

Lorenc Vangjeli Nuk duhej pritur fushata që të kuptohej se ajo do të ishte egërsisht e personalizuar. Shqiptarët edhe njëherë do të noterizojnë vullnetin e...

Lajme të tjera

Web TV