Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një takim njohës mbi procesin me një përfaqësi nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e misionit u njohën nga afër me procedurat e pritjes dhe administrimit të zarfeve të votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit, si dhe me masat e marra për të garantuar integritetin, transparencën dhe standardet profesionale të procesit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR u njohën edhe me fazat e fundit të dërgimit të votave përmes shërbimit ndërkombëtar DHL, që garanton gjurmueshmëri dhe dorëzim të sigurt të çdo zarfi me votë të vlefshme pranë KQZ-së.

Ambasadori Zanier vlerësoi pozitivisht organizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik./E.S

Të fundit

Skuadra fituese për Shqipërinë 2030/ Rama ‘prezanton’ deputetët e rinj në Gjirokastër

Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama është “ndalur” në qarkun e Gjirokastrës. Teksa ka ndarë një video nga bukuritë e këtij qarku,...

“PD ka mbyllur ciklin natyral”/ Çupi: Berisha po kërkon të mbijetojë politikisht

Analisti i njohur Frrok Çupi, tha se qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga Sali Berisha dhe hijet e tij politike, të...

Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd Vason të vinte pas aq...

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Netanyahu sulmoi Iranin për të shmangur një ‘kërcënim ekzistencial’

Jonathan Freedland Ky është një konflikt 30-vjeçar. Benjamin Netanyahu fliste për kërcënimin e një bombe bërthamore iraniane që në vitet 1990 dhe që atëherë nuk...

Lajme të tjera

Web TV