OBSH ngre alarmin: 1 në 5 persona vuajnë nga problemet e dëgjimit, trendi në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se deri në vitin 2030, më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën do të përballen me forma të ndryshme të humbjes së dëgjimit. Aktualisht, rreth 1 në 5 persona kanë çrregullime dëgjimi, ndërsa deri në vitin 2050, kjo shifër pritet të rritet në 1 në 4.

Mbi një miliard të rinj janë të ekspozuar ndaj rrezikut të humbjes së përhershme të dëgjimit për shkak të zhurmave të larta, sidomos gjatë aktiviteteve argëtuese si dëgjimi i muzikës me volum të lartë apo video-lojërat.

Humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm: gjenetikë, komplikacione gjatë lindjes, sëmundje infektive, infeksione kronike të veshit, dëmtime fizike të kokës apo veshit, përdorimi i disa barnave, procesi natyral i plakjes dhe ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave.

Sipas ekspertëve, shumë prej këtyre rasteve mund të parandalohen përmes kujdesit të duhur dhe dëgjimit të sigurt. Për ata që tashmë përballen me humbje të dëgjimit, zbulimi i hershëm dhe rehabilitimi në kohë janë thelbësorë për të zhvilluar plotësisht potencialin e tyre./E.S

Të fundit

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Lajme të tjera

Web TV