Që të hyjë në BE, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën e vetëqeverisjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria në Tiranë synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por reformat demokratike dhe liria e medias mbeten një pengesë e fortë…

Përfundim i negociatave të anëtarësimit në vitin 2027, dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është objektivi i qeverisë shqiptare, i ripërsëritur ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, pak përpara se të shkonte në Luksemburg për konferencën e katërt midis Shqipërisë dhe Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Një udhërrëfyes ambicioz, por që do të kërkojë reforma të mëdha. Por në Bruksel janë të bindur se Tirana mund ta përshpejtojë procesin në 2 vitet e ardhshme. Së bashku me Malin e Zi, Shqipëria është sot vendi me shanset më të mëdha për anëtarësim në bllok.

Më 14 prill, Bashkimi Evropian hapi pjesën e dytë të negociatave që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm dhe që përfshin 9 kapituj. Gjatë muajve të fundit, dhe konkretisht në dhjetor 2024, u hapën kapitujt në lidhje me marrëdhëniet me jashtë, ndërsa në tetor 2024 ai mbi themelet e shtetit të së drejtës.

Negociatat mbi këto të fundit, janë zakonisht të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe përcaktojnë edhe kohëzgjatjen e negociatave. Duke pasur parasysh përshpejtimin e procesit muajt e fundit, është e qartë se ka pasur njëfarë progresi.

“Ambicia është të hapim kapituj të tjerë gjatë vitit 2025. Ne kemi një program shumë konkret dhe duam që ta respektojmë atë”- tha Costa.

Në politikën e jashtme, Tirana ka një pozicionim gjithnjë e më të lidhur me atë të Brukselit, dhe është ndër partneret më të besueshme në rajon.

Ajo ka miratuar plotësisht sanksionet kundër Rusisë, e mbështet Ukrainën politikisht dhe ushtarakisht (Rama dhe Zelensky nënshkruan së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi dhe sigurie) dhe ka qenë gjithmonë një nga nxitëset kryesore të stabilitetit në rajon.

Një aleate veçanërisht e vlefshme në rajon edhe në kontrast me sjelljen e Serbisë, e cila përkundrazi vazhdon të kultivojë marrëdhënie të privilegjuara me Moskën. Shqipëria është gjithashtu pjesë e planit evropian të rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që do të sjellë gati 1 miliard euro në arkën e qeverisë shqiptare 10 dhjetë viteve të ardhshme.

Po ashtu, ajo është e përfshirë në projekte të ndryshme të zhvillimit të infrastrukturës të financuara nga Bashkimi Evropian, siç është linja hekurudhore midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës, e cila do të ketë një rëndësi strategjike për lëvizshmërinë ushtarake brenda NATO-s në Evropën Juglindore (Tirana është pjesë e Aleancës që nga viti 2009).

Megjithatë përtej politikës së jashtme dhe zhvillimit të infrastrukturës, ka ende disa probleme që duhen zgjidhur. Pavarësisht përmirësimeve në institucionet dhe të drejtat demokratike, masat kundër korrupsionit deri më tani kanë dhënë rezultate të kufizuara, ashtu si edhe reforma në gjyqësor.

Lexo edhe :  “Trim i mirë me shokë shumë”- Rama: Na duhet BE për mbrojtjen e vendit tonë!

Madje qeveria e Edi Ramës është treguar represive ndaj medias dhe në marrëdhëniet me palët e tjera. Marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës mbeten të tensionuara, me protesta në rrugë dhe ankesa të vazhdueshme për shkak të një klime jo liberale.

Gjërat nuk janë më mirë në fushën e lirisë së shtypit: pavarësia e medias dhe disa rregulla të diskutueshme që e kufizojnë lirinë e shprehjes në internet, po shqetësojnë si OJQ-të ashtu edhe institucionet evropiane. Brukseli ka theksuar nevojën për reforma, të cilat do të jenë vendimtare për përparimin në rrugën e anëtarësimit.

Respektimi i udhërrëfyesit të shpallur ditët e fundit, do të varet mbi të gjitha nga progresi në këto fusha. Procesi i integrimit evropian, do të jetë një nga temat qendrore të fushatës elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Rama mund të përfitojë nga marrëdhëniet e tij të mira me udhëheqësit evropianë, mbi të gjitha me Georgia Melonin. Italia dhe Shqipëria kanë pasur historikisht një lidhje të fortë ekonomike, kulturore dhe politike.

Italia është ndër vendet që do të përfitonte më shumë nga një integrim i plotë i Shqipërisë, në aspektin ekonomik por edhe atë të ndikimit rajonal. Marrëveshja për emigrantët, deri tani një dështim total, ishte një hap më tej drejt afrimit me Melonin, që

së fundmi i dhuroi qeverisë shqiptare mjetin patrullues në pronësi të marinës italiane Libra P 402, për ta lejuar Tiranën të forcojë kontrollin e brigjeve të saj dhe të intensifikojë pjesëmarrjen e saj në misionet e NATO-s.

Po ashtu Rama ia ka dalë të kultivojë marrëdhënie të mira me Komisionin e zonjës Von Der Leyen dhe liderë të tjerë evropianë, ndërsa tani Shqipëria duket se është më pranë Evropës se kurrë më parë. Por për ta bërë të besueshëm objektivin e vitit 2030, nuk mjafton vetëm shpallja e këtij qëllimi nga të dyja palët.

Tirana do të ketë shumë shpejt nevojë për reforma “të vështira”, siç i quajti Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas, si dhe për një hop të madh në cilësinë e demokracisë. Në rast se dëshiron të respektojë udhërrëfyesin e treguar nga Rama ditët e fundit, Shqipëria nuk la luksin të ngadalësojë ritmin e reformave.

Nga ana tjetër, hyrja e vendit në Bashkimin Evropian do të ishte një shenjë e mirë edhe për Brukselin, i cili prej vitesh nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim të dukshëm në procesin e zgjerimit. Qëllimi i deklaruar për rritjen e ndikimit në Ballkanin Perëndimor, nuk ka sjellë ndonjë sukses të madh vitet e fundit.

Përkundrazi, tensionet në rajon janë rritur pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Komisionit Evropian./    S.M

Të fundit

Legalizimi i kanabisit/ Miratohet udhëzimi i ri: Kush përfiton e kush përjashtohet

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të...

“Çmenduri të shkosh me kënetën”/ Rama: PS nuk mundet dot

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në BE. Në takimin e zhvilluar...

Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se PD po pret një sinjal nga SHBA, për...

Na paskan mashtruar? Kina “shkund” rrjetin, e vërteta pas markave luksoze

Një hap pas i Presidentit amerikan Donald Trump për vënien e tarifave ndaj Kinës, nuk vjen pa arsye… Teksa miliona biznese po përballen me “furinë” e...

Ja çfarë duhet të dini/ Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’

Kur gatuani, zgjedhja e vajit është shpesh një veprim rutinë që e i hidhni në tigan dhe kemi në raft pa menduar shumë. Por...

Lajme të tjera

Web TV