Rama me sipërmarrës në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës.

Rama: Do krijojmë një ofertë më cilësore dhe bindëse për Lezhën. Ajo që them me siguri nga eksperienca dhe si kanë ecur gjërat, rritja e vlerës së pasurisë do jetë më e madhe. Siç ju ka ndodhur gjithë vendve do na ndodh dhe ne, me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet. Edhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së, bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznesin, për të shpjeguar planin e paqes fiskale. Kemi një plan, duke qenë se ka patur interes nga bizneset do bëjmë një shpjegim shterues.

Është mekanizëm i përdorur që në kohët e Romës së vjetër, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin. Nëse biznesi dhe qeveria apo tatimet bien dakord që për vitet e ardhshme unë si biznes do paguaj këtë që kam paguar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë tatimet marrin përsipër që ti nuk ke më asnjë kontroll asnjë marrëdhënie me burokracinë. Elementi i dytë është mundësia që u japim bizneseve për tu kthyer, të deklarojnë të ardhura që nuk i kanë deklaruar më parë për 5 vite, t’ i deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti, duke paguar 5% për ato të ardhura./E.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV