Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë.

Ndërsa mendohet se deri në 2054 lindjet do të përgjysmohen, duke bërë që nga 22 mijë bebe të lindura në 2024, të kemi rreth 10-11 mijë bebe në 2050, ekspertët kanë dalë në përfundimin se emigracioni është shkaku kryesor i rënies së lindjeve.

Ata e kanë renditur Shqipërinë të parën në botë, për numrin e lindjeve të humbura si pasojë e emigracionit. Sociologët e shohin me shqetësim këtë situatë, duke thënë se pasojat do të jenë të shumëfishta.

“Këto do të reflektohen në radhë të parë në tkurrjen e popullsisë së republikës së Shqipërisë, në radhë të dytë në uljen numrit të martesave, në radhë të tretë në plakjen e popullsisë”,-tha Entela Binjaku.

Sipas projeksioneve të kombeve të bashkuara, të gjitha vendet e rajonit prite të kenë rënie drastike të lindjeve si pasojë e emigrimit të grave në moshë riprodhuese. Edhe më i ndjeshëm është në vendet që kanë norma të ulta të fertilitetit, ku çiftet nuk zëvendësojnë as veten. Itali dhe Greqia janë dy vendet që bëjnë përjashtim, pasi janë vende ku ende që përfitojnë rritje të lindjeve nga emigrantët./E.S

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV