Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Këtë e fakton një bashkëpunim kenge që dyshja kanë vendosur të bëjnë së bashku.

Ka qenë reperi ai i cili ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet gjatë xhirimeve me Keisin, dhe në sfond dëgjohet refreni i këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Në video Stresi shihet teksa i përkëdhel flokët Keisit, e ndërsa kjo e fundit i vendos duart në gjoks reperit, ndërkohë që të dy qeshin. Ende nuk dihet nëse Keisi do të këndojë apo është thjesht pjesë e videoklipit

Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.

Mirëpo kjo levizje nuk erdhi e papritur për ndjekësit, pasi disa kohë më parë vetë Keisi, me anë të një InstaStory paralajmëroi një bashkëpunim me reperin.

2 muaj më parë ajo postoi një foto të  saj teksa shkruante “së shpejti” duke bërë tag edhe Stresin. Ky i fundit ripostoi menjëherë  foton në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra.

Vlen të përmendet fakti se së fundmi qarkulloi në rrjet edhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Keisi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim./E.S

Të fundit

“Më dërgoi plumb”/ Myslim Murrizi tregon si u kërcënua: E gjeta vetë kush ishte

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai...

Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s’jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

Sali Berisha deklaroi në emisionin "Log" se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë ashtu si ato të vitit 2021. Sali Berisha deklaroi se i ka...

Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni po zhvillohet...

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose një interes personal në kulturën...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV