Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë se sipas INSTAT, shqiptarët shpenzojnë rreth 820 milionë euro në total për kujdesin shëndetësor në vit.

Këtu Berisha u ndal në shifra, duke thënë se shqiptarët paguajnë 410 mln euro për person në vit për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor. Berisha e kuptoi që ishte një tjetër gafë dhe më pas e korrigjoi.

“Tre ditë më parë INSTAT, informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 mln euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 mln euro për person…. (e korrigjon) 410 euro për person. Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe botë. Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro. Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Sot gjendja e spitaleve është katastrofale. U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV