“Edhe në banesën e fundit e përcolla me këngë”, Irini Qirjako dedikim për nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngët e Irini Qirjakos kushtuar dasmave dhe Shqipërisë kanë qenë padyshim pjesë e çdo gëzimi e feste shqiptare. Në “Rudina” ajo gjithmonë ka sjellë këngë dhe bashkëpunime me këngëtarë shumë të njohur të muzikës shqiptare, siç është dhe bashkëpunimi i saj i fundit me Dule Majlindin.

Këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo zbulon një prej projekteve të saj të së ardhmes. Nuk ka të bëjë me atë që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë nga “Bilbili i Labërisë”, është një këngë totalisht ndryshe. Është një dedikim për nënën e saj të ndjerë që ka ndërruar jetë dy vite më parë. Siç tregon këngëtarja ky vendim erdhi pasi ajo pa nënën e saj në ëndërr.

“Kam një projekt për nënën time. Nuk e kisha menduar që do bëja këngë për nënën. Ka dy vjet që më ka lënë. Mua shumë më kërkojnë që të bëj këngë kështu, dedikime, por unë nuk i preferoj këto. Është natyra dhe mendja ime që nuk do. Pashë në ëndërr nënën time, sikur po i këndoja një këngë. Edhe kur e kam çuar në banesën e fundit ajo më ka kërkuar që ta përcillja me këngë. Dhe unë këtë bëra, e përcolla me këngë dhe nuk lashë asnjë njeri që të qante aty.

E përcolla me një këngë me dhimbje brenda. Kur më doli mamaja në ëndërr, e kisha në distancë dhe unë po i këndoja këngë. Ajo po qeshte e lumtur që i kisha bërë këngën. Kur u çova i thashë bashkëshortit tim që unë do i bëj këngë nënës sime, se më doli dhe në ëndërr”, tregon këngëtarja./    S,M

Të fundit

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

Lajme të tjera

Web TV