Eminem njihet në mbarë botën, por a e dini pse artisti ka zgjedhur këtë emër në muzikë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar pothuajse tri dekada që nga debutimi i Eminem me albumin “Infinite” dhe që atëherë, reperi nga Detroiti ka ndërtuar një nga karrierat më të suksesshme në historinë e muzikës.

Ai ka publikuar 12 albume në studio, dy përmbledhëse, një EP dhe ka mbajtur gjashtë turne botërorë.

Eminem njihet në mbarë botën, por a e dini pse artisti ka

Suksesi i madh erdhi në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, që përfshinte hite si “My Name Is”, “Role Model” dhe “Guilty Conscience” me Dr. Dre.

Megjithatë, edhe sot, disa fansa po zbulojnë detaje interesante për emrin e tij artistik.

Një përdorues në Reddit u habit kur kuptoi se “Eminem” vjen nga inicialet e emrit të tij të vërtetë, Marshall Mathers (MM) – pra, “M&M”, që më pas u bë “Eminem” për arsye ligjore.

Në fakt, reperi nisi të bëjë rap që në moshën 14-vjeçare, kur përdorte pseudonimin “M&M” bashkë me mikun e tij Mike Ruby, që quhej “Manix”.

Eminem njihet në mbarë botën, por a e dini pse artisti ka

Albumi më i fundit i Eminem, “The Death of Slim Shady”(Coup de Grâce), u publikua në korrik 2025 dhe shkaktoi bujë të madhe. Më 13 shtator, ai publikoi versionin e zgjeruar të albumit, ku përfshihet edhe remix-i i këngës “Fuel” me Westside Boogie dhe Grip. /   S.M

Të fundit

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Lajme të tjera

Web TV