Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë dhe 189 mijë euro cash.

Korrieri u pikas dhe ndalua përgjatë unazës së “Perugia Bettolle”, teksa udhëtonte me mjetin e tij, me shpejtësinë në mënyrë anormale. Pasi ndaloi makinën, shoferi është shfaqur i nervozuar dhe ka dhënë shpjegime të pabesueshme. Kjo ka bërë që efektivët të kryejnë një kontroll të plotë të automjetit.

Gjatë kontrollit, poshtë sediljes së pasagjerit, u zbulua një fund i rremë, i cili përmbante një “bllok” kokaine me peshë rreth një kilogram. Analizat teknike konfirmuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike.

Kërkimi u shtri në një garazh në Salsomaggiore, me ndihmën e Shtabit të Policisë së Parmës. Këtu u gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokainë, mbi 40 kilogramë në total dhe afërsisht 189 mijë euro para cash, me sa duket të ardhura nga trafiku i drogës, informon media italiane.

Vlera e drogës së sekuestruar në treg vlerësohej rreth 4 milionë euro. Personi u dërgua në komisariat dhe u arrestua për posedim droge për qëllime trafiku. Me urdhër të Prokurorit Publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne , në pritje të seancës për vlefshmëri, teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët në rrjetin kriminal.

Vendi ku u gjet pako e parë e kokainës, në makinë.

 

/E.T

Të fundit

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV