Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale.

Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një postim të ndarë në Instagram, Jozi shkruan:
Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë!
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.
Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.
Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time.

Foto: Joz Marku/Instagram

Më tutje ai në një InstaStory tjetër shkruan:
Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi.
Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë:
‘Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.’
Shumë dashuri për të gjithë ju,
Me respekt,
Jozi

Foto: Joz Marku/Instagram

Ky është reagimi i parë publik i Jozit pas incidentit që shkaktoi shumë zhurmë, kur goditi Gjestin me shuplakë. /E.T

Të fundit

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka...

Ambasada Amerikane publikon videon/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për vizë

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë. Në një mesazh të publikuar...

Shpërthejnë protestat kundër Trump në disa qytete amerikane

Mijëra njerëz morën pjesë në disa protesta në mbarë Shtetet e Bashkuara kundër politikave të presidentit Donald Trump. Demonstratat, të organizuara nën moton "50501"...

Rama ironi me opozitën, publikon videon e animuar “Teatri i Kukullave të së dielës”

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar ku ironizon drejtuesit e opozitës. “Mirëmëngjesi dhe me Teatrin e Kukullave të së...

Afro 60% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së/ Partnerët kryesorë, Italia, Kina e Greqia

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së, për tremujorin e parë të këtij viti zunë 58,1 % të gjithë tregtisë. Referuar raportit të INSTAT, në periudhën...

Lajme të tjera

Web TV