Legalizimi i kanabisit/ Miratohet udhëzimi i ri: Kush përfiton e kush përjashtohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit për qëllime industriale dhe kritereve për aktivitetet e përfshira në leje”.

Udhëzimi i ri për prodhimin e kanabisit për qëllime industriale përcakton formatin zyrtar të lejes dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet që kërkojnë të angazhohen në këtë sektor. Leje të lëshohen për aktivitete si importi i farës, fidanit, klonit ose bimës mëmë, kultivimi për përfitimin e lules, fibrës ose farës, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti i nënprodukteve apo produkteve përfundimtare.

Lejet mund të përfshijnë një ose disa prej këtyre aktiviteteve, duke lejuar që subjektet të jenë fleksibël sipas kapaciteteve dhe planit të tyre të zhvillimit. Transporti mund të delegohet te një palë e tretë, por përgjegjësia për përmbushjen e standardeve të sigurisë mbetet te subjekti i licencuar.

Kriteret për të marrë lejen përfshijnë regjistrimin në QKB, pasjen e një plani biznesi 5-vjeçar, dokumentimin e marrëdhënies me tokën, rregullore të brendshme administrative, plan trajnimi për punonjësit dhe performancë pozitive financiare. Subjektet duhet të mos kenë detyrime të prapambetura ndaj tatimeve, energjisë dhe ujit dhe të kenë staf të përputhur me ligjin në fuqi për pastërtinë e figurës dhe etikën profesionale. Ligji kërkon që subjektet të kenë edhe dokumentacion teknik për ambientet, planimetrinë dhe pajisjet e nevojshme për magazinim e përpunim.

Çdo aktivitet që përfshin kultivim, përpunim apo prodhim kërkon hartimin e procedurave standarde të punës për secilën fazë të procesit sipas EU-GACP dhe në rastin e produkteve përfundimtare edhe sipas EU-GMP, HAÇP dhe ISO për produktet kozmetike e ushqimore. Subjektet që merren me import të farës, fidanit apo klonit duhet të kenë një marrëveshje paraprake shitjeje me subjektin kultivues. Subjektet që ushtrojnë kultivim duhet të kenë një plan zhvillimi dhe prodhimi të miratuar paraprakisht.

Lexo edhe :  Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në çdo rast, leja nuk jepet nëse mungon marrëveshja për shitjen e lëndës së parë ose të produktit final me një subjekt pritës të licencuar për përpunim ose eksport. Udhëzimi përcakton që çdo palë e përfshirë në transport duhet të përmbushë kushtet e sigurisë të miratuara nga qeveria dhe të dokumentojë marrëveshjen në lejen përkatëse. Kriteret për të gjitha aktivitetet janë të lidhura me rregullsinë ligjore, kapacitetin logjistik, performancën financiare dhe garantimin e një zinxhiri transparent të prodhimit. Udhëzimi parashikon që çdo kërkesë për leje duhet të përmbushë jo vetëm kriteret e përgjithshme por edhe ato specifike sipas aktivitetit për të cilin aplikohet. Në përfundim, udhëzimi i ri shfuqizon udhëzimin e mëparshëm të vitit 2024 dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Leja jepet për këto aktivitete:

a) Importi i farës, klonit, fidanit ose bimës mëmë të kanabisit për qëllime industriale, magazinimi dhe transporti i tyre.

b) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.

c) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.

ç) Kultivimi i bimës së kanabisit me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit.

d) Kultivimi i bimës së kanabisit, me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit./   S,M

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV