Pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken plotësisht deri në vitin 2030.

Edhe McKinsey Global Institute jep një parashikim aspak optimist: ndikimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit mund të zhdukë deri në 12 milionë vende pune në SHBA dhe Europë në 5 vitet e ardhshme, duke detyruar miliona profesionistë të ndryshojnë rrugën e karrierës.

Mund të tingëllojë e frikshme. Por ka edhe një anë tjetër pozitive: humbja e këtyre vendeve të punës do të shoqërohet me krijimin e roleve të reja, shumë prej të cilave ende nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë.

Në fakt, Forumi Ekonomik Botëror parashikon se deri në vitin 2030 do të krijohen rreth 170 milionë vende të reja pune, që përfaqësojnë afro 14% të punësimit aktual. Këto role të reja do të lindin si rezultat i zhvillimeve teknologjike, fokusit në energjinë e pastër dhe transformimeve të tregut, duke kërkuar aftësi të reja dhe mendësi të reja.

Çfarë duhet të dimë sot?
Ka dy pyetje kryesore që na shqetësojnë:

Ja 21 profesione që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2030:
(Të bazuara në të dhënat nga Forumi Ekonomik Botëror, LinkedIn dhe Institute of Banking and Technology)

Punonjësit e shërbimit postar
Sportelistët në banka
Operatorët e të dhënave
Arkëtarët dhe punonjësit e biletave
Asistentët administrativë dhe sekretarët ekzekutivë
Punëtorët e shtypshkronjave
Kontabilistë dhe zyrtarë të pagave
Magazinerët dhe mbajtësit e regjistrave të materialeve
Punonjësit e transporteve publike
Shitësit derë më derë dhe tregtarët ambulantë
Dizajnerët grafikë
Vlerësuesit dhe hetuesit e dëmeve
Sekretarët juridikë
Telefonistët (Telemarketing)
Punonjësit bazik të IT-së
Punëtorët në linjat e montimit
Operatorët e makinave industriale
Punonjësit e përpunimit në depo
Agjentët e udhëtimeve
Nënshkruesit e sigurimeve
Zyrtarë ligjorë në pozicione të përsëritshme

Lexo edhe :  Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Si të mbroni karrierën tuaj pas vitit 2025:
1. Mëso aftësitë që kërkohen
Kërko raporte të punës nga platforma si Coursera ose Forumi Ekonomik Botëror dhe analizo çfarë aftësish po kërkohen. Disa nga më të rëndësishmet janë: njohuritë bazë në AI, analiza e të dhënave, drejtimi i talenteve, dizajni i eksperiencës së përdoruesit, marketingu dixhital dhe zgjidhja e problemeve.

2. Forco aftësitë tënde të transferueshme
Nëse roli yt i mëparshëm s’ka më vlerë në treg, rikonstrukto identitetin tënd profesional rreth aftësive që vlejnë për shumë role: përmirësimi i proceseve, menaxhimi dixhital, bashkëpunimi ndërfunksional, optimizimi i rrjedhës së punës.

3. Ndërto siguri dhe fleksibilitet
Mos mbështet jetën tënde vetëm te një vend pune. Ndërto alternativa – të ardhura pasive, punë të dyta, projekte freelance apo një biznes të vogël familjar. Kjo të jep kontroll dhe të mbron nga papriturat.   /    S,M

Të fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë...

Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është një prej disa politikanëve shqiptarë që ditën e nesërme do të votojnë në ambientet e burgjeve...

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Lajme të tjera

Web TV