Skandal në kufi: Ushqime me dokumente false kalojnë lirshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre punonjës të Doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar kalimin e një ngarkese me mallra ushqimore me dokumente të falsifikuara.

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasve: Vasfi Toska 49 vjeç Erjon Gozhdari 45 vjeç dhe Anxhela Elezi 39 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 15 prill 2025, kur këta punonjës të doganës dyshohet se nuk kanë kryer praktikat e nevojshme doganore për një kamion që transportonte mallra ushqimore. Në vend të kësaj, ata kanë regjistruar ngarkesën me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, duke mos njoftuar organet kompetente.

Në procedim është përfshirë edhe Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Dritan Çekani si dhe dy specialistë për Hetimin Doganor.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë skemë janë të përfshirë edhe persona të tjerë dhe për të përcaktuar sasinë dhe natyrën e mallrave të transportuara.

Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës./   S,M

Të fundit

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Lajme të tjera

Web TV