Barcelona ka marrë një fitore të çmendur në minutat e fundit përballë Celta Vigo në ndeshjen e vlefshme për raundin e 32-të në La Liga. Dueli i çmendur u mbyll me 7 gola.
Sfida u zhbllokua në të 12-ën nga Ferran Torres , por më pas vendasit u ndëshkuan tre herë radhazi nga i njëjti lojtar, Borja Iglesias. Më pas Barça u ringjall duke shënuar për 4 minuta dy gola me Dani Olmon dhe Raphinhab. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Raphina shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ti dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Me këtë triumf, skuadra e Hansi Flick shkon në kuotën e 73 pikëve, 7 më shumë se Real Madridi, i cili nesër do të luajë në shtëpi me Athletic Bilbao./ D.C