Auto Show në New York feston 125-vjetorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve në New York ekspozita më e vjetër e automobilave në Amerikën e Veriut, po feston 125-vjetorin e saj këtë vit.

Shfaqja e automjeteve në New York i ka fillesat për industrinë e automjeteve në vitin 1900 në Madison Square Garden të vjetër, shprehet presidenti i panairit, Mark Schienberg.

“Ky është 125-vjetori i panairit ndërkombëtar të automjeteve në New York. Ne kishim 69 prodhues të ndryshëm automjetesh të përfaqësuar në ekspozitën e parë, që ishte me shumë prodhues seç kemi sot. Por që nga fillimi i asaj kohe, në nëntor të vitit 1900, ekspozitën e parë të automjeteve e nisëm me motor elektrikë dhe me gaz. Këto janë makinat e reja që po shfaqen dhe ne presim qindra mijëra njerëz që të vijnë për të parë prodhimet e reja dhe të fillojnë të mendojnë për blerjen e tyre të ardhshme.”

Schienberg risjell ne vemendje evolucionin e shfaqjes së bashku me industrinë, e cila filloi me automjete me avull, elektrike dhe me gaz.

“Shumica e prodhimit ishte pikërisht këtu në zonën e New York, Queens, Brooklyn, Connecticut është vendi ku industria filloi me të vërtetë. Tani ne mbajmë një milion metra katrorë hapësirë, qindra makina të reja që shfaqen.”

I pyetur për tendencat më të fundit që tërheqin vëmendjen këtë vit, Schienberg vuri në dukje Elektrifikimin ose vetë-drejtimi.

“Elektrifikimi është ende disi i ri, ose vetë-drejtimi, padyshim që ka shumë gjëra që po ndodhin. Por shfaqja ka pothuajse diçka për të gjithë, dhe kjo është e bukura e panairit, nëse jeni pas makinave hiper ose sportive, automjeteve të performancës, nëse jeni duke kërkuar për SUV, automjete argëtuese familjare, në ofrimin e produkteve që të gjithë po kërkojnë.”

Kthesa e mijëvjeçarit solli në plan të parë elektrifikimin dhe teknologjinë hibride. Në vitin 2004, Toyota zbuloi Prius Hybrid, duke sinjalizuar adoptimin e zakonshëm të automjeteve miqësore me mjedisin. Auto Shoë filloi gjithashtu të shfaqte më dukshëm automjetet elektrike (EV), duke paralajmëruar orientimin e industrisë drejt qëndrueshmërisë.

Lexo edhe :  Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Për 125 vjet, ekspozita e automjeteve në New York ka qenë më shumë se një ngjarje ka qenë një pasqyrë e përparimit, duke reflektuar udhëtimin e industrisë së automobilave dhe ndikimin e saj në shoqëri.

Ndërsa festohet ky moment historik, shfaqja vazhdon të shikojë përpara, duke shërbyer si një platformë për inovacion dhe një festë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e lëvizshmërisë.

Panairi Ndërkombëtar i Autove i New York 2025 u hap për publikun në Qendrën e Konventave Jacob Javits që nga 18 Prilli dhe zgjat deri më 27 Prill./e.t

Të fundit

I ‘shpëtoi’ policisë 5 ditë më parë, u arrestua teksa udhëtonte me taksi në Tiranë…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili në bashkëpunim me një tjetër kultivonin dhe...

Kurseu 10 vite për të blerë Ferrarin e ëndrrave, por makina iu dogj që ditën e parë

Pasi kurseu për 10 vjet për të blerë makinën e tij të ëndrrave, një Ferrari 458 Spider krejt të ri, një japonezi iu desh...

6500 policë kundër krimit zgjedhor, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në terren

6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj janë trajnuar për rreth një muaj për...

Dosja “Gërdeci”, Mediu: Zyrtarë të lartë të FA nuk kanë zbatuar detyrimet

Në seancën e së martës të dosjes “Gërdeci” në GJKKO, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi të shfaqë kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e...

Rama: Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë në zyrë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së drejtësisë. Nga një takim që ai zhvilloi me pensionistët në Gjirokastër, u shpreh se shpatën...

Lajme të tjera

Web TV