“Opozita u ‘ringjall’!”/ Berisha viziton Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vizitës në Katedralen Ortodokse në Kavajë, Sali Berisha u ndal edhe në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë. Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demokratike shprehu se Pashkët e ardhshme duhet t’i festojnë pa atë që ai e quajti si ‘antikrishtin’ e trojeve tona.

“Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar. Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, tha Berisha.

Më pas, kryedemokrati vizitoi edhe Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, ku edhe në këtë ditë feste vijoi me akuzat duke thënë se qeveria u përpoq që të zhdukte opozitën shqiptare.  Ai bëri një analogji të ‘ringjalljes’ së opozitës me atë të Krishtit, duke thënë se sot janë më të fuqishëm se kurrë.

“Urimet më të përzemërta, nderimin më të madh Fortlumturisë së Tij, Joani dhe të gjithë klerit ortodoks shqiptar, të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë, këtë ditë ringjallje.  Ringjallja, në një farë mënyre, të duket se ka një djep edhe në Shqipëri. Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.

Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë. Një ndihmë të pazëvendësueshme.

Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë.  Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare. U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare.”, tha Berisha./e.t

Të fundit

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Atentati në Lundër/ Ja pse asnjëri nga 4 personat nuk ishin shënjestra

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona. E ftuar në një emision...

Edi Rama apo Sali Berisha?/ Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas sondazhit

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në një emision televiziv, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar...

‘Më varrosni në tokë, pa zbukurime të veçanta’/ Hapet testamenti i Papa Françeskut

Është bërë publik testamenti i Papa Françeskut, i shkruar në vitin 2022, ku ai ka lënë udhëzimet e tij të qarta për çfarë duhet...

Lajme të tjera

Web TV