Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj.

Përmes një videoje në rrjetin e saj social, Facebook, Simaku shprehet se kujtimet e saj të më të bukura të fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe gjyshit të saj.

Teksa i qesh fytyra, ikona e muzikës shqiptare, kujton gjyshin e saj që vinte në shtëpi me bastun dhe traditën e drekës së Pashkës.

“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja./E.S

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV